TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: Xhudoja ka treguar çfarë mund të arrijë Kosova me punë

by Tëvë1
30 minuta ago
0
A A
​Kurti: Xhudoja ka treguar çfarë mund të arrijë Kosova me punë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos së Kosovës, pas suksesit të tyre në Lojërat Mesdhetare në Taranto.

Kurti ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se gjatë takimit kanë diskutuar për rezultatet e xhudistëve kosovarë, të cilët Kosovës i sollën një medalje të argjendtë dhe katër të bronzta.

“Bashkë me Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos, folëm për suksesin e radhës të sportit që tash e shumë vite po e mban Kosovën në mesin e më të mirëve në botë”, ka shkruar Kurti.

Në Lojërat Mesdhetare në Taranto, Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj u kthyen me medalje të bronzta.

Sipas Kurtit, rezultatet e xhudos janë fryt i punës së gjatë, disiplinës dhe profesionalizmit, duke theksuar se sukseset e mëdha nuk vijnë rastësisht.

Takimi, sipas tij, është fokusuar edhe në periudhën që pason Lojërat Mesdhetare në Taranto dhe përgatitjet e Kosovës drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Diskutuam rezultatet dhe analizat e para nga Lojërat Mesdhetare, çfarë duhet të mësojmë prej tyre dhe hapat që duhet t’i ndërmarrim në katër vitet që na ndajnë nga Prishtina 2030”, ka theksuar Kurti.

Ai ka vlerësuar se xhudoja ka dëshmuar se Kosova mund të arrijë rezultate të mëdha kur talenti shoqërohet me punë afatgjatë, profesionalizëm dhe standarde të larta, duke shtuar se synimi është forcimi i kësaj kulture të rezultatit në të gjithë sportin kosovar.

Kurti në fund ka uruar medalistët, Kryemjeshtrin Driton Kuka, trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku dhe të gjithë ekipin e xhudos së Kosovës për sukseset e arritura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministri Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në spitalin e Prizrenit

Tërmet me magnitudë 3.8 në Shqipëri

Tërmet me magnitudë 3.8 në Shqipëri

Sot shpallet vendimi ndaj Xhelal Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend

Moti sot

Moti sot

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën