tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kurti udhëton për në Francë me ftesë të Macronit

tëvë1 nga tëvë1
08/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për Francë, ku pritet të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Kurti do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të  Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris. Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum”, thuhet në komunikatë.

Më tej, thuhet se të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime./teve1.info/.

Arrestohen dy zyrtarë në Obiliq për falsifikim të dokumenteve zyrtare

04/12/2023

Bashkimi ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Kërveshi

04/12/2023

Rey Manaj vazhdon shkëlqimin në Turqi – mesazh Sylvinhos para Euro 2024

04/12/2023

Takimet e Lajçak me vendet mos–njohëse të Kosovës

04/12/2023

Suarez ‘paralajmëron’ pensionimin nga futbolli për shkak të problemeve fizike

04/12/2023

Angazhimi i KFOR-it në Kosovë

04/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.