TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti u uron qytetarëve 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti mirëpret Rezolutën e Parlamentit Evropian

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka uruar qytetarëve vjetorin e 115-të të Kongresit të Manastirit.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar rreth historisë së punimeve të Kongresit, deri te “zgjidhja e problemit të të shkruarit të gjuhës shqipe”, raporton teve1.info

“I paraparë të mbahej në Janinë, dy vite pas Kongresit të Manastirit (1908), më 2 dhe 3 prill 1910, sërish në qytetin e Manastirit, u mbajt Kongresi i Dytë i Manastirit i kryesuar nga Bedri Pejani. Ky ishte vendimtar për alfabetin e shqipes me shkronja latine, alfabetin me 36 shkronja me të cilën prej atëherë dhe deri sot është shkruar shqipja dhe alfabetin me të cilin është shkruar edhe ky tekst këtu. Urime 115 vjetori i Kongresit të Manastirit, të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë atyre që e shkruajnë shqipen dhe e kultivojnë shqipen e shkruar!”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit 1908. Aty morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në përvjetorin e 115-të të Kongresit të Manastirit

Sot janë bërë 115 vite nga dita kur u hodhën themelet e unifikimit të shqipes së shkruar! 22 tetori i vitit 1908 është data e seancës së fundit të mbledhjeve dhe të diskutimeve të Kongresit të Manastirit, që i kishte filluar punimet më 14 nëntor. Qëllimi i këtij kongresi kombëtar shqiptar, ishte zgjidhja e problemit të të shkruarit të gjuhës shqipe, që gjatë shekullit të XIX dhe deri atë kohë, shkruhej njëkohësisht me disa alfabete dhe variante të ndryshme.

Mbi 50 delegatë nga e gjithë Shqipëria dhe nga kolonitë shqiptare të diasporës, u mblodhën në qytetin e Manastirit për ta zgjidhur çështjen e alfabetit të shqipes. 32 delegatë nga 26 qytete të ndryshme kishin të drejtë vote, kurse 18 delegatë të tjerë u përfshinë në diskutime pa të drejtë vote. Ata e zgjodhën për kryetar të kongresit Mithat Frashërin, që atë kohë botonte dy revista në Selanik: “Lirija” dhe “Diturija”. Shënimet e botuara prej tij në revistën “Lirija”, paraqesin një burim autentik për historinë e Kongresit të Manastirit. Atyre duhet shtuar edhe raporti për punimet e Kongresit të Manastirit, i hartuar në gjuhën angleze nga Gjergj Qiriazi, nënkryetari i kongresit. Tashmë janë të mirënjohura telegramet e dërguara nga të gjitha kolonitë shqiptare në mbështetje të Kongresit të Manastirit, sikur ai i Fan Nolit, sikur edhe fjalimet e fuqishme të Gjergj Fishtës, Kryetarit të Komisionit të Alfabetit.

Diskutimet u përqendruan te tre alfabetet më të përhapura të shqipes: alfabeti i Stambollit, alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” dhe alfabeti i shoqërisë “Agimi”. Në përmbyllje të punimeve të Kongresit, në vendim u shkrua: “Pas që u-kënduan verbalet e ditëve t’jera e pas që e pamë se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, po jo aqë sa të na kënaqte të gjithëve e t’i shërbente si përparimit të gjuhës, si të përhapurit të diturisë ndër ne, të shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme, u-këthyem prapa e me pëlqim të të gjithëve u-vendos që të mirret Abeja e Stambollit e me të bashkë edhe Abece fjesht latine, që të mësohen e të përdoren bashkarisht në mest të Shqypëtarëvet. Mësimi ndë shkollë do të jetë i shtrënguar e i detyrueshëm për të dyja.”

Ky përcaktim për të lënë në përdorim të përkohshëm dy alfabete, u pasua nga vendimi për një kongres të dytë që u mendua të mbahej pas dy vitesh në Janinë. Ndërkohë, duke e kundërshtuar përcaktimin e elitës intelektuale dhe patriotike shqiptare për ta shkruar shqipen me alfabet shkronjash latine, xhonturqit organizuan në hije Kongresin e Dibrës më 23 korrik 1909, ku u mbrojt ideja e të shkruarit të shqipes me alfabet shkronjash arabe.

I paraparë të mbahej në Janinë, dy vite pas Kongresit të Manastirit (1908), më 2 dhe 3 prill 1910, sërish në qytetin e Manastirit, u mbajt Kongresi i Dytë i Manastirit i kryesuar nga Bedri Pejani.

Ky ishte vendimtar për alfabetin e shqipes me shkronja latine, alfabetin me 36 shkronja me të cilën prej atëherë dhe deri sot është shkruar shqipja dhe alfabetin me të cilin është shkruar edhe ky tekst këtu.

Urime 115 vjetori i Kongresit të Manastirit, të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë atyre që e shkruajnë shqipen dhe e kultivojnë shqipen e shkruar!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

LDK dhe PDK bashkohen në Junik, kandidati i PDK-së tërhiqet për Shehun

LDK dhe PDK bashkohen në Junik, kandidati i PDK-së tërhiqet për Shehun

Pas 5 vitesh, Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu i Serbisë

Pas 5 vitesh, Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu i Serbisë

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

Uran Ismaili: Prishtina meriton një qeverisje që punon për qytetarët, jo për premtime boshe

Uran Ismaili: Prishtina meriton një qeverisje që punon për qytetarët, jo për premtime boshe

Shukri Buja mbyll fushatën në Lipjan, qytetarët mbushin rrugët për të mbështetur kandidatin e PDK-së

Shukri Buja mbyll fushatën në Lipjan, qytetarët mbushin rrugët për të mbështetur kandidatin e PDK-së

Përparim Rama: Më 12 tetor Prishtina do të zgjedhë punën dhe vizionin, jo eksperimentet

Përparim Rama: Më 12 tetor Prishtina do të zgjedhë punën dhe vizionin, jo eksperimentet

Selmanaj premton ndihmë 500 euro për çdo familje me përkujdesje sociale në Prizren

Selmanaj premton ndihmë 500 euro për çdo familje me përkujdesje sociale në Prizren

LDK dhe PDK bashkohen në Junik, kandidati i PDK-së tërhiqet për Shehun

LDK dhe PDK bashkohen në Junik, kandidati i PDK-së tërhiqet për Shehun

Sami Lushtaku mbyll fushatën në Skenderaj: “Faleminderit për përkrahjen dhe besimin”

Sami Lushtaku mbyll fushatën në Skenderaj: “Faleminderit për përkrahjen dhe besimin”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën