TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takon komisionerin e OSBE-së, ngre shqetësimin për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Kurti takon komisionerin e OSBE-së, ngre shqetësimin për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin ka diskutuar për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike.

Përmes një njoftimi, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për zbatimin e ligjit në mbrojtje të pronës publike, mjedisit dhe burimeve ujore.

Ai ka theksuar se barazia para ligjit është një nga parimet themelore të Republikës së Kosovës, duke shtuar se të drejtat dhe detyrimet ligjore duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, pa dallim të përkatësisë.

Kurti ka rikujtuar se Kushtetuta e Kosovës garanton të drejta të gjera për komunitetet joshumicë, të cilat, sipas tij, duhet të zbatohen plotësisht në jetën institucionale dhe shoqërore.

Gjatë takimit, kryeministri ka ngritur edhe çështjen e trajtimit të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga autoritetet e Serbisë.

Ai ka shprehur shqetësimin për atë që e ka cilësuar si diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve, duke përmendur pasivizimin e adresave, pengesat në arsim dhe nënpërfaqësimin në institucionet publike.

Kurti ka kërkuar angazhim konkret për adresimin e këtyre çështjeve, duke theksuar se Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave civile të shqiptarëve.

Në fund, Kurti ka bërë të ditur se Kosova do ta vazhdojë bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, duke nënvizuar se mbrojtja e të drejtave të komuniteteve dhe sundimi i ligjit janë detyrime që plotësojnë njëra-tjetrën./teve1.info/

Tags: albin kurtiChristophe KampkomisionerOSBEtakimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Eisenkotit mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Eisenkotit mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi fituese e zgjedhjeve për Këshillit Kombëtar Shqiptar

Auto Draft

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën