TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Sulmi në Banjskë u organizua nga Klani i Novi Sadit, në krye me ministrin e Mbrojtjes

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çeku me shkresë zyrtare Dioqezës Rashkë – Prizren për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjkës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator është  organizuar nga Klani i Novi Sadit, në krye të së cilit ndodhet ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më 24 shtator në Manastirin e Banjskës  ndodheshin 40 pelegrinë ortodoks nga Novi Sadi, që sipas tij, hetimet duhet të tregojnë nëse ishe rastësi.

“Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Në krye të tij ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq. Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviqit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq. Rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastir të Banjskës me 24 shtator ishin nga Novi Sadi. Ndoshta e rastësishme, hetimet duhet ta tregojnë”, ka shkruar Kurti, në Facebook, përcjell teve1.info

Ai ka thënë se grupi terrorist që kreu sulmin po qëndron në Rashkë.

“Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiq po qëndron në Rashkë. Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS.Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin”, ka shkruar kryeministri.

Ai ka thënë se kriminaliteti në katër komunat në veri të Kosovës po merr fund. Kurti ka thënë se Kosova nuk ka juridiksion në Serbi, duke shtuar pyetje nëse BE e SHBA do duhej ta formimin një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit.

“Në katër komunat veriore të Kosovës po merr fund terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije (tifozët e Cërvena Zvezdës) që shprehet me nofkat e ekstremistëve si: Mami, Llune, Daco, Rusi, Nemac, Gile, Drago, Aco, Comi, Belli, Micko, Prki, Mrki etj.Mirëpo, Kosova nuk ka jurisdiksion në Serbi. A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit? Mafia ballkanike do të përjetonte goditje fatale, ndërkaq rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar”, është shprehur Kurti.

Kosova ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, ku një polic i Kosovës mbeti i vrarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Trepça rinovon kontratën me Kenny Hasbrouck

Trepça rinovon kontratën me Kenny Hasbrouck

Sulmi izraelit në Gaza vret një fëmijë palestinez dhe plagos dy persona të tjerë

Sulmi izraelit në Gaza vret një fëmijë palestinez dhe plagos dy persona të tjerë

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

SHBA-ja heq sanksionet ndaj raportueses speciale të OKB-së, Francesca Albanese

SHBA-ja heq sanksionet ndaj raportueses speciale të OKB-së, Francesca Albanese

Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 parcela dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën