Klubi i Shkëndijës së Tetovës njofton për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të stafit teknik, Agron Mehmedi.
Ish-futbollisti i cili ka luajtur për shumë vite me tetovarët si dhe me Renovën, ishte bërë pjesë e stafit teknik të klubit në vitet e fundit.
darja nga jeta në moshën 46-vjeçare të tij ka tronditur edhe komunitetin ën Tetovë ku ai njihej si një nga emrat e njohur të familjes kuqezi.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Agron Memedit, anëtarit të stafit teknik dhe ish-futbollistit të klubit tonë. Sot, klubi ynë ka humbur një nga njerëzit e tij, një njeri që ishte pjesë e familjes kuqezi, fillimisht si futbollist e më pas si pjesë e stafit teknik. Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Memedi, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Agronin. Ai do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes sonë. U prehsh në paqe Goni!”, shkruhet në njoftimin e klubit.




