tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Kurti: Strategjia shtetërore për rini do të jetë reformë

tëvë1 nga tëvë1
16/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se Strategjia shtetërore për rini do të jetë reforme për politikë bërjen dhe dokument kryesor orientues karshi rinisë.

Sipas Kurtit, të jesh i ri është sfidë në vetvete, për çka shtoi se duhet të zhvillohen politika rinore të cilat ndihmojnë këto grup-mosha.

Kryeministri Kurti gjatë prezantimit të procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të veprimit 2024-2026, tha se në qendër do të jetë i riu.

“Të jesh i ri është të gjesh vetën në tranzicion nga kujdesi familjar në pavarësim. Në këtë fazë i riu në një mënyrë kalon në kujdesin e shtetit që t’i ofrojë një vend pune, qasje në shërbime financiare, një vendbanim të sigurt dhe mundësi për të investuar, kursyer dhe planifikuar të ardhmen. Në këtë fazë, i riu apo e reja po merr vendimet më të rëndësishme”, ka thënë Kurti.

Në këtë fazë, siç tha Kurti, të rinjtë janë shpesh pa punë dhe të atakuar nga presioni dhe përdorues të substancave narkotike. Shefi i ekzekutivit ka theksuar se roli i shtetit është që t’i mbrojnë nga disavantazhet.

“Strategjia shtetërore për rini do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë karshi rinisë, ku secila ministri dhe institucion pritet të përcaktojë rolin e vet. Përveçse është strategji e cila na orienton drejt zhvillimit, do të jetë edhe një mjet reforme për politikë bërjen ndër sektoriale karshi rinisë”, ka shtuar Kurti në prezantimin e strategjisë shtetërore për rini.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se përmes programit “Super Puna”, janë punësuar mbi dy mijë të rinj.

Tutje, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se politika e qeverisë për të rinjtë po përjeton transformim.

“Besojmë që ka ardhur koha të ketë planifikim të mirëfilltë, të ketë përfshirje më të madhe ndërinstitucionale dhe të rritet investimi. Investimi tek të rinjtë gjithmonë ka kthim imediat dhe të shumëfishtë”, ka thënë ai.

Koordinatorja e UNKT-së, Arnhild Spence tha se ky dokument është me rëndësi për hartimin e politikave të reja, duke shtuar se përfshihen edhe nevojat e të rinjve.

“Me qenë i ri nënkupton të gjitha aspektet e shoqërisë, politikat, të gjitha aspektet ndikojnë në jetën tënde. Jemi përballur me këtë lloj situate, ku diku 50 për qind e njerëzve që jetojnë në Kosovë janë të rinj, çka është një fuqi, i jep potencial të madh këtij vendi. Dhe kjo është në kërcënim, siç e thatë të rinjtë po largohen nga Kosova. Ne nuk e dimë sa, sepse nuk kemi pasur mundësi që të numërojmë njerëzit që largohen nga Kosova që nga viti 2011. Po shpresojmë që përmes këtyre politikave që të arrijmë të adresojmë këto problematika dhe këtë faktor që i motivojnë njerëzit”, ka thënë Spence.

Strategjia shtetërore për rini ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15-24 vjeç. /KP/

Të ngjashëm

LAJMET

Protestë e qetë në Leposaviq

01/06/2023
LAJMET

Aeroporti “Adem Jashari” shton 4 portave të reja

01/06/2023
LAJMET

Mbyllet për publikun seanca ndaj Krivaqës e Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit

01/06/2023
LAJMET

Hoti me akuza për Qeverinë: Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë

01/06/2023
LAJMET

Rreth 200,000 euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror

01/06/2023
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
LAJMET

Daçiq fajëson komandën e KFOR-it për dhunën e së hënës dhe Gjermaninë “për standarde të dyfishta”

01/06/2023

Protestë e qetë në Leposaviq

01/06/2023
0

Një numër i vogël i protestuesve është mbledhur në Leposaviq të enjten, shkruan teve1.info. Protesta në këtë qytet po vijon...

Aeroporti “Adem Jashari” shton 4 portave të reja

01/06/2023
0

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pritet të shtoj edhe katër porta të reja, raporton teve1.info Sipas komunikatës së lëshuar...

Si të mbani larg insektet nga lulet e shtëpisë

01/06/2023
0

Insektet vijnë gjithmonë paftuar në shtëpitë dhe kopshtet tona duke shkaktuar shumë dëme. Ato mund të eliminohen lehtë falë mënyrave...

Mbyllet për publikun seanca ndaj Krivaqës e Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit

01/06/2023
0

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, është mbyllur për publikun shqyrtimi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.