Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të vazhdojnë me ritëm të njëjtë për kryerjen e siç ka thënë ai punëve të mira deri në formimin e institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në mbledhjen e Qeverisë ai ka thënë se qytetarët presin me të drejtë që ta formojnë qeverinë si fitues të zgjedhjeve.
“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne ta përmbushim obligimin që na takon, formimin e institucioneve të legjislaturës së 9. Deri atëherë nga ju kabinete qeveritare, të nderuar kolegë pres që të vazhdoni punën dhe punët e mira me të njëjtin ritëm”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ai ka thënë se presin më shumë angazhim nga KQZ-ja për përfundim të procesit të numërimit të votave.