TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti priti një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: ShBA, aleati kyç i Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti priti një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: ShBA, aleati kyç i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot një delegacion të gjerë të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë.

Para ambasadorëve dhe mysafirëve të tyre, siç u bë e ditur nga Qeveria, Kurti tha se ShBA-të janë partner, mik dhe aleat kyç i Kosovës.

Ai i njoftoi ata për progresin ekonomik dhe demokratik të vendit si dhe për bashkëpunimin në rritje ndërmjet dy vendeve, duke veçuar këtu marrëveshjen prej 236.7 milionë dollarë me MCC-në të nënshkruar në vitin e kaluar dhe strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.

“Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti po ashtu veçoi katër fushat të cilat janë trajtuar me prioritet në buxhetin e vitit 2023; mbrojta, edukimi, bujqësia dhe shëndetësia, teksa iu përgjigj interesimit të ambasadorëve për to.”, u bë e ditur në komunikatë.

Ambasadorët e përgëzuan kryeministrin dhe Kosovën për arritjet. Në mesin e tyre, ish-ambasadori amerikan, Thomas Riley, i cili tha se i vjen shumë mirë që qeveria jo vetëm që po përpiqet, por edhe po ka sukses.

Gjithashtu, Kurti i informoi anëtarët e delegacionit vizitues me zhvillimet e fundit për sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me dakordimin mbi Marrëveshjen bazë dhe planin e zbatimit, sjelljen dhe veprimet e Serbisë karshi tyre dhe me qëndrimet dhe propozimet e Republikës së Kosovës në takimin e javës së kaluar në Bruksel.

Vizita e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë u organizua nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, përfaqësues të së cilit ishin po ashtu prezentë në këtë takim.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë është shoqatë e ambasadorëve amerikanë me gjithsej 200 anëtarë, të cilët së bashku kanë shërbyer për mbi gjashtë dekada dhe për njëmbëdhjetë presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën