TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, e falënderon për kontributin në forcimin e partneritetit me Kosovën

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, e falënderon për kontributin në forcimin e partneritetit me Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vend.

Përmes një postimi, Kurti e falënderoi ambasadorin zviceran për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“E falënderova për bashkëpunimin e afërt dhe kontributin e çmuar në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se Zvicra ka qenë ndër mbështetëset më të rëndësishme të Kosovës që nga periudha e çlirimit, shpallja e pavarësisë dhe procesi i ndërtimit të institucioneve.

“Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës nga çlirimi, pavarësia e deri te zhvillimi dhe forcimi i institucioneve të Republikës sonë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në detyrë vlerësoi edhe rolin e diasporës kosovare në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve dhe një faktor të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Mërgata jonë e dashur është themel i lidhjes së fortë mes dy shteteve tona, që gradualisht dhe vazhdimisht po rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, deklaroi ai.

Kurti bëri të ditur se marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Zvicrës pritet të forcohen edhe më tej pas ratifikimit të marrëveshjes për tregti të lirë në kuadër të EFTA-s.

Ai përmendi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe programeve të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Sipas Kurtit, për periudhën 2026–2029, Zvicra ka zotuar më shumë se 64 milionë franga zvicerane (CHF), përkatësisht rreth 68 milionë euro, për projekte në Kosovë, pas 88 milionë CHF të ndara për periudhën 2022–2025.

Tags: albin kurtiTeve1zvicrra
ShareTweet

Postime të ngjashme

Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Pas 27 vitesh, familja Ademi gjen eshtrat e Adem Ademit “Do të kemi një varr me lule”

Pas 27 vitesh, familja Ademi gjen eshtrat e Adem Ademit “Do të kemi një varr me lule”

Heroinë e importuar nga Irani për eksport jashtë vendit, pesë të arrestuar

Heroinë e importuar nga Irani për eksport jashtë vendit, pesë të arrestuar

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Bashkimi mposhtet edhe n Turqi

Bashkimi mposhtet edhe n Turqi

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Pas 27 vitesh, familja Ademi gjen eshtrat e Adem Ademit “Do të kemi një varr me lule”

Pas 27 vitesh, familja Ademi gjen eshtrat e Adem Ademit “Do të kemi një varr me lule”

Heroinë e importuar nga Irani për eksport jashtë vendit, pesë të arrestuar

Heroinë e importuar nga Irani për eksport jashtë vendit, pesë të arrestuar

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën