TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për Institutin Francez në Kosovë: Është një urë e re midis Kosovës dhe Francës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Kurti për Institutin Francez në Kosovë: Është një urë e re midis Kosovës dhe Francës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Bardhyl Dobra, kanë vizituar Institutin Francez në Prishtinë, ku janë pritur nga ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot.

Në komunikatë thuhet se Kurti është njohur nga afër me hapësirat dhe veprimtarinë e Institutit Francez si dhe ka falënderuar ambasadorin Guérot për mundësinë e njohjes së qytetarëve të Kosovës me Francën dhe frëngjishten.

Ndërkaq, nëpërmjet një lidhjeje elektronike që është realizuar gjatë vizitës, kryeministri është njoftuar nga profesori francez Christophe Goddard, rreth punës që ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke bërë në fushën e historisë dhe kërkimeve arkeologjike në Kosovë në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin Publik të Prishtinës.

“Instituti Francez në Kosovë, në kuadër të Ambasadës franceze, është një urë e re midis Kosovës dhe Francës, midis gjuhëve tona dhe midis njerëzve tanë” është shprehur Goddard.

Nga ana tjetër, Kurti, mundësinë e mësimit të gjuhës frënge në këtë Institut, e ka cilësuar përparësi shumë të madhe si në raport me artin dhe kulturën ashtu edhe perspektiva profesionale.

“Unë i inkurajojë zyrtarët publikë të shtetit tonë, por edhe studentët dhe profesorët, ndërmarrësit që ta konsiderojnë vizitën në Institutin Francez dhe mësimin e gjuhës frënge këtu, që është një dritare e jashtëzakonshme për kulmin e cilësisë së artit edhe kulturës. Instituti Francez në Kosovë, në kuadër të ambasadës franceze është një urë e re midis Kosovës dhe Francës, midis gjuhëve tona dhe midis njerëzve tanë”, ka thënë kryeministri.

Instituti Francez në Kosovë, si element kyç i bashkëpunimit arsimor dhe kulturor ndërmjet Francës dhe Kosovës, funksionon në kuadër të Ambasadës Franceze, me seli në Prishtinë./teve1.info/

Tags: albin kurtiInstituti FrancezOlivier Guerot
ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia transferon një të dënuar nga Italia dhe realizon tri ekstradime nga shtetet e huaja

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

​Dita ndërkombëtare e lumturisë

​Dita ndërkombëtare e lumturisë

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia transferon një të dënuar nga Italia dhe realizon tri ekstradime nga shtetet e huaja

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën