tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Kurti: Pagat do të rriten, por jo aq sa rritja ekonomike

tëvë1 nga tëvë1
22/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pagat në Kosovë do të rriten, por nuk do të ndjekin rritjen ekonomike, e cila sipas tij vitin 2021 ka qenë 9.9 për qind.

Para deputetëve, Kurti tha pagat do të ndjekin rritjet e produktivitetit brenda rritjes ekonomike.

“Gjatë këtyre 11 muajve kemi shënuar rezultate të mira në ekonomi, BQK ka konstatuar rritje ekonomike prej 9.9 përqind. Pra BQK-ja e cila edhe më tej e ka menaxhmentin e mëhershëm ka thënë se në Kosovë rritja është 9.9 përqind që është e pashembullt, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor… Pagat në Kosovë duhet të rriten dhe do të rriten. Por ato nuk mund të ndjekin automatikisht rritjen ekonomike. Pagat e ndjekin rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike. Në anën tjetër pagat mund të ndjekin afër rritjen ekonomike në rritjen e tyre vetëm atëherë kur kemi papunësi të ulët”, tha ai.

Kreu qeveritar foli edhe për migrimin e të rinjve, ku tha se numri më i madh i atyre që po e lëshojnë Kosovën është se nuk po gjejnë punë në profesionin e tyre.

“Përveç papunësisë që është problem i madh në Kosovë është shumë problem i madh edhe pamundësia e punësimit në profesion. Një numër i konsiderueshëm i të rinjve tanë që po migrojnë nuk është që po migrojnë se s’kanë vend pune, por s’kanë vend pune në profesionin e tyre. Pasi kur të mbarosh fakultetin juridik ose ekonomik nuk mund të punosh kamerierë gjithë jetën. Ajo çka është themelore që ne të bëjmë si reformë të përbashkët është kjo lidhja e tregut të punës dhe arsimimin profesional. Numri më i madh i atyre që po e lëshojnë Kosovën është se nuk gjejnë punë në profesionin e tyre”, tha ai./KP/

Tags: albin kurtipaga minimale

Të ngjashëm

LAJMET

Lubonja: Rama do të duhej t’i qëndronte me afër Kurtit se Vuçiqit në këtë situatë

01/06/2023
LAJMET

Lubonja: Protestuesit serbë nuk e kanë hallin te kryetarët e zgjedhur, por tek Asociacioni

31/05/2023
LAJMET

Berisha thotë se edhe vdekjet në luftë i ka përballuar më lehtë sesa përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe ’23”

31/05/2023
LAJMET

AGK e quan të rrezikshme fushatën me  fotomontazhe ndaj gazetarëve 

31/05/2023
LAJMET

Kurti jep detaje për bisedën me Erdoganin

31/05/2023
LAJMET

Policia e Kosovës vendoset në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës

31/05/2023

Lubonja: Rama do të duhej t’i qëndronte me afër Kurtit se Vuçiqit në këtë situatë

01/06/2023
0

Publicisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja ka thënë deklarimi i Edi Ramës për zhvillimet në veri ka qenë problematik. Ai ka...

Lubonja: Protestuesit serbë nuk e kanë hallin te kryetarët e zgjedhur, por tek Asociacioni

31/05/2023
0

Opinionisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja tha se po i shikon me shqetësim të madh ngjarjet në veri të Kosovës. Ai...

Berisha thotë se edhe vdekjet në luftë i ka përballuar më lehtë sesa përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe ’23”

31/05/2023
0

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Berisha, për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe ’23”, thotë se ndodhi një...

AGK e quan të rrezikshme fushatën me  fotomontazhe ndaj gazetarëve 

31/05/2023
0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me publikimin e disa foto-montazhe të disa gazetarëve kosovarë të cilët paraqiten...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.