TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti ngushëllon familjen e akademikut Feriz Krasniqi

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti ngushëllon familjen e akademikut Feriz Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve e miqve të akademikut Feriz Krasniqi, i cili vdiq dje në moshën 93-vjeçare.

Kurti ka thënë se profesori Feriz Krasniqi me personalitetin e tij ka nderuar Universitetin e Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe gjithë shoqërinë e Kosovës.

Kryeministri ka shkruar në Facebook, se me profesorin e kishin lënë të takoheshin me 15 shkurt, për të shënuar 54-vjetorin e UP-së,

“Gjashtë javë më parë, më 17 dhjetor, kur bashkë me Profesor Ferizin i shkuam në vizitë mikut të tij Profesor Minir Dushit, ai mbështetej në bastunin e tij për të ecur dhe mbështetej në kujtesën e kthjellët dhe përvojën e gjatë prej 93 vjeçari për të biseduar. Shumë i këndshëm në bisedë dhe fort dashamirës mes miqsh, Profesor Feriz Krasniqi ishte një nga figurat më të respektuara në botën akademike dhe shkencore në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Feriz Krasniqi ishte lindur në fshatin Tërpezë të Malishevës, më 1931. Nga viti 1951 deri më 1968, ai i përfundoi të gjitha shkallët e studimeve universitare në fushat e biologjisë, në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Nishit, në Universitetin e Shkupit dhe në Universitetin e Beogradit. Tezën e tij të doktoratës të mbrojtur më 1968, ai e kishte konceptuar dhe titulluar kështu: “Vegjetacioni i pyjeve të rajonit kodrinor të Kosovës”.

Gjithë karrierën e tij shkencore, Profesor Feriz Krasniqi ia kushtoi studimeve të florës dhe vegjetacionit spontan, kryesisht të Kosovës. Emri i tij është monumentalizuar edhe në terminologjinë shkencore botërore të botanikës, pasi që lloji i ri bimor i floristikës i gjinisë Cynoglossum, i zbuluar nga botanisti Tome Wraber, në malet e Pashtrikut, është emërtuar sipas tij me emrin shkencor: “Cynoglossum krasniqii T.Wraber”.

Më 1996, Profesor Feriz Krasniqi u zgjodh anëtar korrespodent kurse në vitin 2000, anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Në vitin 1995, Senati i Universitetit të Prishtinës e kishte zgjedhur atë Profesor Emeritus, kurse më 2020, nga Universiteti i Prishtinës, Profesor Feriz Krasniqit iu dha titulli Profesor Nderi./teve.info/

Tags: albin kurtiFeriz Krasniqiup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn, akuzohet për tentim-vrasje, armë pa leje dhe kanosje

Prokuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn, akuzohet për tentim-vrasje, armë pa leje dhe kanosje

Sot në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Sot në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Zjarri shkrumbon resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Zjarri shkrumbon resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura– fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti

“Taranto 2026”, sot i dorëzohet flamuri ekipit të Kosovës

“Taranto 2026”, sot i dorëzohet flamuri ekipit të Kosovës

Superliga vazhdon sot me dy superndeshje

Superliga vazhdon sot me dy superndeshje

Sot në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Sot në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Zjarri shkrumbon resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Zjarri shkrumbon resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura– fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura– fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti

Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit

Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën