TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në konferencën “Business Agility Day”, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në konferencën “Business Agility Day”, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar në Zvicër ku po merr pjesë në konferencën “Businëss Agility Day”.

Kurti në këtë konferencë ka prezantuar para përfaqësuesve rreth 150 kompanive ndërkombëtare përparimin e vendit dhe potencialin për investime të huaja.

Derisa, i pari i Qeverisë ka theksuar përkushtimin dhe angazhimin e Kosovës për transformim digjital dhe inovacion, duke hapur kështu rrugë për partneritete të reja dhe zhvillim.

“Është nder për mua të jem këtu sot në mesin e disa prej mendjeve më transformuese në fushën e biznesit dhe teknologjisë. Me njëri-tjetrin ndajmë një qëllim të përbashkët: ndërtimin e organizatave të qëndrueshme, adaptueshme dhe inovative, të përgatitura për ndryshimet e shpejta që po e definojnë botën moderne. Unë jam këtu për t’ju bërë ftesë që të drejtoni shikimin tuaj kah juglindja (e kontinentit), në drejtim të një vendi të gatshëm për të mbështetur dhe rritur ambiciet tuaja – Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të adresimit të tij.

Tutje,  kryeministri veçoi pozitën gjeografike të Kosovës, politikat fiskale dhe tatimore, lehtësirat doganore për importin e pajisjeve dhe lëndës së parë për prodhim, infrastrukturën digjitale, popullatën e re e të edukuar, qëndrueshmërinë institucionale, progresin ekonomik, përparimin demokratik dhe sundimin e ligjit si karakteristika kryesore dhe përparësitë e vendit tonë për investime të huaja.

“Kosova nuk është thjesht një destinacion tjetër për investime: është vendi ku biznesi i juaj mund të bëhet pjesë e një misioni më të madh. Është një mundësi për të kontribuar në një ekonomi në rritje, për të shfrytëzuar potencialin e një fuqie punëtore të re dhe dinamike, për të përfituar dhe për të qenë pjesë e një shoqërie të qëndrueshme dhe përparimtare”, tha më tej ai.

Para të pranishmëve, kryeministri shprehu gatishmërinë e institucioneve për të ofruar infrastrukturën, fuqinë punëtore dhe mbështetjen e nevojshme qeveritare për të realizuar projektet e tyre ambicioze.

“Në Kosovë nuk do të gjeni vetëm një treg, por një partner – një partner që vlerëson inovacionin, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin” tha kryeministri Kurti në përfundim të fjalës së tij./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Petkoviq: Nuk ka më dialog

Petkoviq vazhdon propagandën e Beogradit: Kontrollet rutinë të Policisë së Kosovës i paraqet si “represion” ndaj serbëve

​Konjufca pret në takim ministrin francez

​Konjufca pret në takim ministrin francez

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në Rahovec

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në Rahovec

Gjyqi për sulmin në Ibër Lepenc, Prokuroria: Sulmi nga Serbia, kemi edhe prova nga FBI

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Basketbollistët e rinj të Kosovës kampion në Divizionin C

Basketbollistët e rinj të Kosovës kampion në Divizionin C

Policia rrethon objektit e Kuvendit para protestës së paralajmëruar për sot

Policia rrethon objektit e Kuvendit para protestës së paralajmëruar për sot

Gjyqi për sulmin në Ibër Lepenc, Prokuroria: Sulmi nga Serbia, kemi edhe prova nga FBI

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Kosova dhe Franca sot nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kosova dhe Franca sot nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën