Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për procesin e integrimit evropian, duke thënë se Kosova po përballet me mungesë të agjendës integruese dhe me ngecje në rrugën drejt BE-së.
Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për Raportin e Progresit, Tahiri ka deklaruar se Kosova është vendi me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor dhe i vetmi në Evropë që ka qenë nën sanksionet e Bashkimit Evropian.
“Është vendi me progres më të dobët në Ballkanin Perëndimor dhe vendi i vetëm në Evropë që ka qenë në sanksione të BE-së. Është vend me progresin më të ulët, nën sanksione për dy vjet e nëntë muaj dhe, mbi të gjitha, është vend që ende nuk është kandidat për integrim evropian”,ka thënë Tahiri









