TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Ndërtimi i politikave që lehtësojnë jetën komuniteteve joshumicë, kanë qenë lart në prioritetet

by tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Kurti: Ndërtimi i politikave që lehtësojnë jetën komuniteteve joshumicë, kanë qenë lart në prioritetet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes katër vjeçare ndërtimi i politikave të cilat e lehtësojnë jetën dhe qasjen e komuniteteve joshumicë dhe e bëjnë të ndjeshme dorën e shtetit, kanë qenë lart në prioritetet tona.

Ai gjatë fjalimit në tryezën e rrumbullakët me temën “Sfidat dhe përmirësimi i funksionimit të zyrave komunale për komunitete dhe kthim” se tha se gjatë këtyre katër vjetëve janë zhvilluar 9 takime me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim, andaj kjo tryezë është edhe një moment përmbledhës, për të parë pas në kohë, e për të shqyrtuar ato se çfarë kemi arritur si qeveri në këtë mandat, si dhe për të reflektuar nga takimet e bisedat e shumta me anëtarë të komuniteteve joshumicë.

“Ministria për Komunitete dhe Kthim, me në krye Nenad Rashiq, ka kontribuar në ndarjen e granteve për fermerë, ndërmarrës të rinj, për organizata joqeveritare për projekte për komunitete, ka financuar mbi 400 projekte për përfituesit nga komunitetet nga fusha e edukimit, kulturës, sportit, shëndetësisë, në vlerë të gjithmbarshme prej 1,4 milionë euro. Për të ndikuar pozitivisht në jetën e komuniteteve, janë ndërtuar dhe rinovuar mbi 170 shtëpi për të siguruar kthim të qëndrueshëm dhe integrim për komunitetet joshumicë, si dhe janë ndërtuar 34 apartamente për familje përfituese që kanë jetuar në qendra kolektive për Banorët e Qendrave Kolektive në Kosovë”, tha Kurti thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeminstrit.

Ai theksoi se në bashkëpunim me komunat, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka realizuar 14 projekte infrastrukturore për komunitetet joshumicë, ka rritur subvencionet për pajisje efiçiente dhe ka nxitur punësimin përmes programit “Kosova Generation Unlimited” si dhe masave të punësimit si ajo për deri në 2,000 banorë të komunave Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, dhe veri i Mitrovicës.

Ndërkaq, shtoi se në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë”, kanë përkrahur 3,000 të rinj nga komunitetet joshumicë dhe Organizatat Joqeveritare në përfitimin e aftësive në menaxhimin e projekteve. Janë regjistruar 819 biznese të reja në komunat veriore të vendit, si dhe në infrastrukturë ndamë 3.9 milionë euro për rrugë në vendet e banuara me komunitetet joshumicë në këto komuna: Dragash, Graçanicë, Istog, Kllokot, Mamushë, veri të Mitrovicës, Novobërdë, Partesh, Prizren, Ranillug dhe Shtërpcë.

“Mirëpres diskutimet që do të zhvillohen në këtë tryezë, me optimizmin se nga ky takim do të dalim me më shumë ide se si të zhvillojmë iniciativa të reja, ta forcojmë bashkëpunimin e ta rrisim zbatimin që të kontribuojmë për të mirën e përbashkët. Sepse komunitetet janë pjesë e jona, pjesë e shoqërisë, dhe duhet ta bëjmë maksimumin jo vetëm që secila e secili të ndihet i integruar në sferat shoqërore, por edhe të jetë në kushtet e përshtatshme që të japë kontributin e vet, të përfitojë për vete e për familjen, dhe të lë gjurmë në zhvillimin e shtetit tonë të përbashkët” tha Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Dyshimet për helmim nga ushqimi, dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Klinika Infektive: 31 pacientë janë hospitalizuar me simptoma helmimi, 11 pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Dyshimet për helmim nga ushqimi, dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Klinika Infektive: 31 pacientë janë hospitalizuar me simptoma helmimi, 11 pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën