Në Prokurorinë e Apelit është mbajtur kolegjiumi i radhës, i kryesuar nga Kryeprokurori Agron Bajrami, ku morën pjesë të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie, Zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, si dhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Gjatë takimit u shqyrtuan raportet e punës, evidencat e lëndëve, përgjegjësitë në trajtimin e tyre dhe pjesëmarrja në seancat gjyqësore. Po ashtu, u diskutuan çështje dhe dilema profesionale të ngritura nga prokurorët.
Kryeprokurori Bajrami i njoftoi të pranishmit për efikasitetin e Prokurorisë së Apelit, ngarkesën me lëndë dhe sfidat në punë.
Diskutimi u përqendrua edhe në cilësinë dhe njëtrajtshmërinë e vendimmarrjes, unifikimin e praktikave, respektimin e afateve dhe ushtrimin e funksionit prokurorial në përputhje me parimet e pavarësisë, paanshmërisë, integritetit, llogaridhënies, transparencës dhe profesionalizmit./teve1.info/







