TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Kushtetuta garanton funksionimin demokratik të institucioneve

by teve1
1 orë ago
0
A A
Kurti: Kushtetuta garanton funksionimin demokratik të institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës mbetet baza juridike që garanton funksionimin demokratik të institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.

Në një postim në Facebook, me rastin e Ditës së Kushtetutës, Kurti ka rikujtuar rëndësinë e aktit më të lartë juridik në vend, duke e cilësuar atë si themelin që normon vullnetin dhe të drejtat e qytetarëve për një shtet të pavarur, demokratik dhe të barabartë.

“Sot, në Ditën e Kushtetutës, rikujtojmë aktin themeltar normon vullnetin dhe të drejtat e qytetarëve për një shtet të pavarur e të lirë, demokratik dhe të barabartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është baza juridike e institucioneve tona, që garanton funksionimin e tyre demokratik për të mirën e qytetarëve të Republikës, në shërbim të interesit publik dhe në frymën e sovranitetit shtetëror”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, Kushtetuta orienton vendimmarrjen politike dhe përcakton standardet e veprimeve, duke kërkuar përkushtim të vazhdueshëm nga institucionet dhe zyrtarët publikë për të vepruar me integritet, maturi dhe besnikëri ndaj rendit kushtetues.

“Në çdo rrethanë, ajo kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë mekanizmat dhe bartësit e përgjegjësive zyrtare, që në ushtrimin e mandatit të tyre të qëndrojnë me integritet, të sjellen me maturi dhe të tregojnë besnikëri ndaj kushtetutshmërisë”, ka shtuar ai.

Kurti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e institucioneve që interpretojnë normën kushtetuese, duke i cilësuar ato thelbësore për ruajtjen e ekuilibrave të pushteteve dhe besimin e qytetarëve.

Në fund, ai ka riafirmuar angazhimin për përgjegjësi të lartë shtetërore dhe qytetare, duke e parë këtë si garanci për paqe, demokraci, drejtësi dhe siguri në të tashmen dhe të ardhmen evropiane të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku rrëfen sfidat e Betejës së Koshares dhe mobilizimin pas 9 prillit

Maloku rrëfen sfidat e Betejës së Koshares dhe mobilizimin pas 9 prillit

Britania thirrje Serbisë ta sjellë para drejtësisë Radoiçiqin

Britania thirrje Serbisë ta sjellë para drejtësisë Radoiçiqin

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Britania thirrje Serbisë ta sjellë para drejtësisë Radoiçiqin

Britania thirrje Serbisë ta sjellë para drejtësisë Radoiçiqin

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën