TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Kushtetuesja tha të merremi vesh mes grupeve – ne kemi ofruar kompromise, pala tjetër jo

by Tëvë1
1 vit ago
4
A A
Kurti: Kushtetuesja tha të merremi vesh mes grupeve – ne kemi ofruar kompromise, pala tjetër jo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është prononcuar sot për media lidhur me situatën politike dhe bllokadën rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai ka theksuar se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjidhja e kësaj situate duhet të vijë përmes marrëveshjeve ndërmjet grupeve parlamentare, dhe jo përmes vendimeve gjyqësore.

“Kushtetuesja ka thënë qartë se marrëveshjet duhet të bëhen mes grupeve parlamentare. Gjykata nuk i zgjidh mosmarrëveshjet politike,” tha Kurti.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë hapa konkretë drejt zgjidhjes, përfshirë dy propozime kompromisi, por partitë e ish-opozitës nuk kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

“Kompromisi i parë ka qenë votimi i fshehtë për Albulena Haxhiun si kryetar të Kuvendit – nëse nuk zgjidhej, do të propozonim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë që të arrihet një marrëveshje për paketën e udhëheqjes së Kuvendit (kryetar dhe nënkryetarët), pastaj të kthehemi te votimi i hapur,” shpjegoi Kurti.

Ai kritikoi dy partitë kryesore opozitare që, sipas tij, pavarësisht udhëzimeve të Kushtetueses për dialog parlamentar, kanë vazhduar ta dërgojnë çështjen në Gjykatë.

“Gjykata tha ‘uluni dhe merruni vesh’, e ata sërish shkuan me lëndë të tjera. Ne e kemi respektuar aktgjykimin dhe kemi qenë të gatshëm për bisedime – unë vetë kam dërguar letra për bashkëbisedim. Por, siç e dini, deri tani nuk kemi pasur sukses.”

Kurti shtoi se, ndonëse ndodhet në një rol me kompetenca të kufizuara si kryeministër në detyrë, puna që po bën është po aq intensive – në mos edhe më shumë – se më parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën