TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Kosova ka hapur rrugë të reja për barazinë gjinore dhe drejtësinë institucionale

nga teve1
10 Mars, 2025
1
A A
Kurti: Kosova ka hapur rrugë të reja për barazinë gjinore dhe drejtësinë institucionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të hënën ka marrë pjesë në prezantimin e Rrjetit të Grave në Pozita Vendimmarrëse në Administratë Publike dhe institucione të pavarura, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti gjatë fjalimit ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm dhe ka hapur rrugë të reja për barazinë gjinore dhe drejtësinë institucionale.

“Hapat tonë si shtet tregojnë edhe një fokus politik por dhe konsistencë institucionale. Jo pak sfida e dimë që mbeten aty. Përvoja e vendit tonë mbartë një të vërtetë që nuk mohohet, dhe madje duhet të kthehemi shpesh në të kaluarën tonë, në mënyrë që ajo asnjëherë të mos na përsëritet. Një shoqëri e dalur nga okupimi i gjatë dhe lufta me gjenocid, ka kaluar në një liri kolektive pas shumë betejave çlirimtare të shumë grave e burrave, e tash, duket se betejën me lirinë individuale e ka si sfidë të radhës. Ndërtimi i një shoqërie ku secili individ ka mundësi të barabarta, pavarësisht gjinisë, pavarësisht diferencave. Në fakt, duhet të jemi të barabartë jo pse nuk kemi diferenca, por pikërisht për shkak se kemi diferenca”, është shprehur ai, pas listimit të disa nga veprimet dhe politikat mbështetëse për fuqizimin e gruas në vend.

Tutje thuhet se në këtë ngjarje është prezantuar Rrjeti i Grave në pozita vendimmarrëse në administratën publike dhe institucione të pavarura, që për synim sipas komunikatës e ka inkurajimin dhe mbështetjen e grave për pjesëmarrjen e tyre në pozita të larta drejtuese, promovimin e prezencës së grave udhëheqëse e të suksesshme, përmes avokimit të bazuar në parimin e meritokracisë dhe performancës.

Kurti ka ftuar gratë e këtij Rrjeti të mos mendojnë vetëm për rrugëtimin e tyre, por të kthejnë vëmendjen edhe te të rejat që janë në fillim të kësaj rruge.

Njëkohësisht, ai thuhet se u ka bërë thirrje që t’i afirmojnë sa më shumë shembujt pozitiv duke përmendur si të tillë kryeshefen e Postës së Kosovës, Nora Rraci dhe kryeshefen e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana.

“Posta e Kosovës, për pesë vjet paraprakisht kishte humbje kumulative prej 5.3 milionë euro, dhe në vitin 2024 me Kryeshefen e Ekzekutive, Nora Rraci, doli me 350 mijë euro fitim. Në anën tjetër, Telekomi i Kosovës, pas tetë vjetëve me humbje kumulative 149 milionë euro dhe pas 11 milionë euro humbje në vitin 2021, në vitet 2023 dhe 2024 kishte fitim kumulativ 15 milionë euro. Pra, Nora Rraci dhe Burbuqe Hana, menaxhojnë miliona dhe a e dini çfarë, po dalin të suksesshme dhe vazhdimisht këto raste suksesi, këto të arritura mbresëlënëse ne së bashku, duhet t’i afirmojmë”, ka thënë kryeministri.

Ndërkaq, në fund të fjalës së tij, kryeministri i është referuar një studimi sipas së cilit gratë në politikë, gratë në administratë, nuk performojnë më dobët se burrat, por dyshimi paraprak në performancën e tyre është më i madh.

“Prandaj, me një solidaritet të përbashkët institucional gjinor le të angazhohemi që duke e dashur një të ardhme tjetër, të fillojmë ta mendojmë ndryshe edhe hapësirën që e krijojmë. Hapësira të cilat nuk e kopjojnë të shkuarën, por e ndërtojnë të ardhmen e re. Hapësira ku udhëheqja nuk është thjeshtë vazhdimësi e pushtetit, por një mënyrë për të mirëmbajtur dinjitetin dhe për ta sjellur barazinë, si në pjesëmarrje ashtu dhe në vendimmarrje. Ndonëse koha linearisht ecën në një kahje, rruga e këtij angazhimi tonë më përkushtim e solidaritet bëhet kohë që e fitojmë dhe nuk e humbasim”, ka përfunduar fjalën Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LIVE: TENTATIVA E 32-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT

LIVE: TENTATIVA E 32-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për “përgatitje të veprave terroriste”

Dyshohen se kanosën një polic, arrestohen babë e bir në Kaçanik

Përleshje fizike në Fushë-Kosovë, arrestohen katër persona

Të paktën 10 të vrarë dhe 250 të plagosur në Izrael pas sulmeve iraniane gjatë natës

Të paktën 10 të vrarë dhe 250 të plagosur në Izrael pas sulmeve iraniane gjatë natës

7 raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

7 raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X