TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: KEK-u po transformohet me 500 milionë euro investime

by Tëvë1
3 muaj ago
4
A A
Kurti: KEK-u po transformohet me 500 milionë euro investime

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi, me investime që tejkalojnë 500 milionë euro, të orientuara drejt modernizimit, qëndrueshmërisë dhe përafrimit të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se këto projekte janë thelbësore për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë.

Sipas Kurtit, modernizimi i turbinave dhe investimet në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, si dhe investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, po i japin KEK-ut një dimension të ri zhvillimi. Po ashtu, për herë të parë, KEK-u ka hyrë në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar.

Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës pritet t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MW kapacitete të reja gjeneruese nga burimet e ripërtrishme.

Kurti bëri të ditur se që nga 19 dhjetori, KEK-u po operon me kapacitet maksimal, me pesë njësi gjeneruese aktive, për të garantuar furnizim të sigurt gjatë ditëve me konsum të lartë të energjisë.

Kryeministri në detyrë falënderoi punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për profesionalizmin, si dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbështetjen dhe mbikëqyrjen e këtyre projekteve strategjike, duke theksuar se KEK-u po ndërton themelet e një të ardhmeje më të sigurt, më moderne dhe më të gjelbër për qytetarët e Kosovës dhe brezat që vijnë.

Tags: albin kurtiInvestimeKEKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: Fitër Bajrami, simbol i solidaritetit, faljes dhe unitetit

Haradinaj uron Fitër Bajramin dhe thekson rëndësinë e paqes e solidaritetit

Haradinaj uron Fitër Bajramin dhe thekson rëndësinë e paqes e solidaritetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën