TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti i heshtur – Deputetët nesër vendosin për formimin e Qeverisë Kurti III

by Venhar Isufi
11 muaj ago
1 0
A A

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në nisjen e seancës së jashtëzakonshme të së dielës.

Në ora 10:00, deputetët do të mblidhen sërish, por kësaj radhe për formimin e Qeverisë së re.

E sipas njohësit të Kushtetutës, Mazllum Baraliu deputetët duhet të votojnë në bazë të përgjegjësisë që kanë, e jo në bazë të partisë.

“Nga deputetët qoftë pakicë jo serbë, qoftë të shumicës, deputetë të partive të cilët mendoj unë që e kanë për detyrë në bazë të Kushtetutës që mandatin e tyre ta menaxhojnë personalisht, pra individualisht, pra jo partia ti dirigjoj dhe ta dezorientoi bindjen e tij ,përgjegjësinë e tij apo saj sepse edhe në betim e kanë, kur e kanë dhënë betimin e kanë për detyrë që  të interesohen për Kosovën edhe interesin e saj”, tha ai.

E njohësi i politikës, Dorajet Imeri thotë se gjasat që nesër të ketë një Qeveri, janë minimale.

“Partitë politike kanë zgjedhur të mos bashkëpunojnë, mundësia që të kemi një qeveri nesër është tepër minimale, dhe kryeministrit Kurti i duhet një angazhim shumë i shtuar që të kërkoi mbështetje individuale për deputetët që të votojnë për shumicën e re në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht për qeverinë e Republikës së Kosovës. Unë konsideroj se kjo është vështirë e arritshme besoj jemi më pranë zgjedhjeve se pranë qeverisë”, deklaroi Imeri.

Por, çfarë ndodh nëse partia e parë fituese nuk i ka numrat?

“Partia e dytë ose partia e parë apo dikush tjetër, një mandatar tjetër mund të provoj, i ka edhe dhjetë ditë afat në këtë rast partia e dytë fituese e zgjedhjeve është PDK-ja, do të mund ta bënte qeverinë nëse e bënë brenda 10 ditësh sipas nenit 95 të Kushtetutës e bënë një kabinet qeverisës prej 61 votash, të siguruara binte presidenten bëhet seanca dhe zgjidhet qeveria e opozitës”, tregon Baraliu.

Deri tani, partitë opozitare kanë deklaruar se nuk kanë asnjë marrëveshje me Vetëvendosjen për ta votuar mandatarin për kryeministër, Albin Kurti.

Ky i fundit, kur u pyet këtë të shtunë, nëse i ka numrat apo jo për formimin e Qeverisë, nuk pati një përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso dhe Melburn kundër aktgjykimit të Speciales

Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso dhe Melburn kundër aktgjykimit të Speciales

Gërvalla publikon video nga konferenca: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Gërvalla publikon video nga konferenca: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Grupet e tifozëve bëhen bashkë, protestë kundër aktgjykimit në Hagë

Grupet e tifozëve bëhen bashkë, protestë kundër aktgjykimit në Hagë

Nagavci reagon pas arrestimit të nëntë personave të dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok

Nagavci reagon pas arrestimit të nëntë personave të dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok

“Dardanët” me fanella të bardha ndaj Austrisë

“Dardanët” me fanella të bardha ndaj Austrisë

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për duelin ndaj San Marinos

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për duelin ndaj San Marinos

Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso dhe Melburn kundër aktgjykimit të Speciales

Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso dhe Melburn kundër aktgjykimit të Speciales

Gërvalla publikon video nga konferenca: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Gërvalla publikon video nga konferenca: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Rama për Vlora Hysenin e SHISH-it: Përgjegjësia është individuale

Rama për Vlora Hysenin e SHISH-it: Përgjegjësia është individuale

Grupet e tifozëve bëhen bashkë, protestë kundër aktgjykimit në Hagë

Grupet e tifozëve bëhen bashkë, protestë kundër aktgjykimit në Hagë

Nagavci reagon pas arrestimit të nëntë personave të dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok

Nagavci reagon pas arrestimit të nëntë personave të dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën