TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Ekipi menaxhues e ka përfunduar misionin edhe funksionin e vet

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Për zbardhjen e fatit të zhdukurve na duhet ndihma ndërkombëtare dhe  mobilizim kombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka përfunduar misionin dhe funksionin e vet.

Kurti ka thënë se ekipit menaxhues i ka përfunduar puna, andaj edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme.

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi më arsye që ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thoshte e tha në Bruksel më 2 maj. Unë besoj që të gjithë e kanë të qartë se ekipit menaxhues i ka përfunduar puna andaj edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, tha ai.

Për një takim tjetër mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka thënë se pritet të ketë gjatë këtij muaji.

“Hapat e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësit. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji. Pas këtij takimi do të mund të shohim cilët do të jenë hapat tjerë përpara dhe këta hapa do të jenë vetëm për zbatimin dhe sekuencimin e zbatimit”, tha kryeministri.

“Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serbe nuk pranoi as ta marrë për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, ne e kemi lexuar propozimin e tyre, ne kemi dhënë mendimin tonë mospajtues, ndërsa për propozimin tonë nuk kemi përgjigje nga ndërmjetësi. Ky draftvizion që e kam prezantuar unë aty është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe… Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi që ne do të mund të marrim frymëzimin tonë. Nëse Serbia e ka pranuar këtë gjë me Kroacinë, konsiderojmë që do të duhet ta pranojë edhe me ne. Nuk jam i interesuar as t’i kontrolloj serbët, as t’ua shkelë të drejtat as atyre, asnjë minoriteti, as një qytetari të republikës”, ka thënë mes tjerash Kurti para gazetarëve.

Tutje, Kurti ka thënë se në veçanti për nenin 7 të marrëveshjes bazë ka ofruar një draf-vizion, që shpreson që do ta marrë një vlerësim nga ndërmjetësuesit evropianë.

Gjithashtu, Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.

Kryeministri tha se aty u konfirmua se teksti i marrëveshjes mbetet i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.

“Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, shtoi ai. /teve1.info/

Tags: albin kurtiAsociacioniEkipi menaxhues
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët

​Haradinaj: Kurti tani ikë nga faji dhe e bart tek opozita

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Lushaku: A e patë kush po do zgjedhje, Kurti e nisi fushatën me akuza e shantazh

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën