TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Përbërja e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës, vlerësohet se jep sinjal të mirë për procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit. Nga shoqëria civile konsiderojnë se kjo çështje mund të kryhet brenda pak muajve.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
2
A A
Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Viti 2026 nisi me ndryshime në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Nga një janari, për KPK hyri në fuqi ligji i ri, i cili mes tjerash ndryshoi përbërjen e Këshillit.

Nga 13 anëtarë, tani janë vetëm 7 anëtarë, ku përfshihet kryeprokurori i shtetit, tre anëtarë prokurorë, dhe tre anëtarë jo prokurorë.

Aktualisht, një pozitë është boshe, ajo që duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Një çështje e cila ka mbetur pezull për vite me radhë, është zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit.

E me përbërjen e re të KPK-së, vlerësohet se janë bërë kushtet që të procedohet tutje me këtë proces.

“Kosova tashmë nga viti 2022 ka ushtrues detyre në njërën prej pozitave më të rëndësishme jo vetëm brenda sistemit të drejtësisë dhe atij prokurorial, por në përgjithësi në institucioneve të vendit, prandaj vlerësoj se përbërja e re e Këshillit Prokurorial, sa më parë që të jetë e mundur duhet ta hapë një proces të ri, i cili natyrisht se duhet të zhvillohet në monitorim të mekanizmave, përfshirë edhe organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që procesi të rezultojë me aspekt meritor dhe kushdo që del më i miri të procedohet tutje për dekretim tek presidenti i vendi”, thotë avokati Ardian Bajraktari.

Nga Këshilli Prokurorial, nuk kanë dhënë përgjigje nëse kanë filluar diskutimet brenda për brenda për këtë proces.

Megjithatë, konsiderohet se zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit është çështje muajsh.

“Duke pasur parasysh se ka kaluar një kohë e gjatë dhe ky proces është kompremetuar në kuptimin juridik dhe kuptimin e legjitimitetit, sipas raportit të progresit por edhe raporteve të organizatave vendore të shoqërisë civile dhe atyre ndërkombëtare, tashmë ka një presion të lehtë e të butë ndaj KPK që ta rihapë, pra ta rishpallë nga fillimi procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit. Prandaj, unë besoj që muajve në vijim veçse KPK t’i fillojë procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit”, thotë Vullnet Bugaqku –hulmtues në KDI.

Pas përfundimit të mandatit të Aleksandër Lumezi, nga KPK ishte propozuar Blerim Isufaj për postin e kryeprokurorit të shtetit, por që i njëjti nuk ishte dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Bie lehtë çmimi i naftës në Kosovë sot

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

​“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

​“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Argjentina nis sot mbrojtjen e titullit në Botërorin 2026

Argjentina nis sot mbrojtjen e titullit në Botërorin 2026

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën