TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuçi: Propaganda serbe i paraqet si “persekutim”, masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës

by Teve1
35 minuta ago
1
A A
Kuçi: Propaganda serbe i paraqet si “persekutim”, masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës

Profesori universitar, Gurakuç Kuçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj pretendimeve për persekutim të serbëve ortodoksë në Kosovë, duke i cilësuar ato si pjesë të propagandës serbe dhe një përpjekje për të shtrembëruar realitetin.

Ai ka theksuar se Kosova ka krijuar një sistem të veçantë të mbrojtjes së objekteve fetare ortodokse, i cili, sipas tij, nuk ka të ngjashëm në Evropë.

“Rreth 170 objekte ortodokse në Kosovë mbrohen vazhdimisht nga Policia e Kosovës nëpërmjet patrullimeve të rregullta, mbikëqyrjes së varrezave dhe objekteve, shtimit të patrullave në rast të ndonjë rreziku potencial dhe reagimit ndaj informacioneve për kërcënime”, ka shkruar Kuçi.

Sipas tij, 24 kisha dhe manastire ortodokse ruhen me prani fizike të Policisë së Kosovës 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, ndërsa mbi 40 objekte të Kishës Ortodokse Serbe dhe hapësirat përreth tyre janë të përfshira në Zona të Veçanta të Mbrojtura.

Kuçi ka rikujtuar se që nga marsi i vitit 2013 funksionon edhe Njësia për Sigurimin e Objekteve dhe Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare, e cila është e angazhuar ekskluzivisht për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, me theks të veçantë në objektet ortodokse.

Ai ka theksuar se çdo dëmtim i kishave, përdhosje e varrezave, shkrim kërcënues apo sulm ndaj objekteve fetare trajtohet si vepër penale, ndërsa rastet me motiv etnik ose fetar procedohen edhe si krime të urrejtjes.

Duke iu referuar liturgjisë së mbajtur më 26 korrik në Manastirin e Kryeengjëjve të Shenjtë pranë Prizrenit, Kuci ka thënë se Policia e Kosovës ka siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit pa asnjë incident.

“Policia e Kosovës u kujdes përsëri që e gjithë situata të kalonte pa asnjë incident dhe që askush, nga asnjëra palë, të mos e keqpërdorte këtë liturgji për qëllime të tjera”, ka shkruar ai.

Sipas Kuçit, propaganda serbe i ka paraqitur masat e sigurisë si presion ndaj besimtarëve ortodoksë.

“Kontrolli i sigurisë paraqitet si presion, prania policore si rrethim, ndërsa çdo masë mbrojtëse si persekutim”, ka deklaruar ai.

Në fund, Kuçi ka vlerësuar se Serbia po zhvillon një operacion informativ dhe psikologjik me synim delegjitimimin e Kosovës dhe institucioneve të saj, duke shtuar se në luftën hibride “boshllëku informativ nuk mbetet bosh, por plotësohet nga kundërshtari, i cili zakonisht e ka të përgatitur paraprakisht skenarin e veprimit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

​Ambasada franceze jep detaje për marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Francë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Kuçi: Propaganda serbe i paraqet si “persekutim”, masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës

Kuçi: Propaganda serbe i paraqet si “persekutim”, masat për ruajtjen e objekteve ortodokse nga Policia e Kosovës

Zjarret mund të vazhdojnë për “javë ose muaj” në Francë, paralajmërojnë zjarrfikësit

Zjarret mund të vazhdojnë për “javë ose muaj” në Francë, paralajmërojnë zjarrfikësit

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL

Gashi para nisjes së Kuvendit të LDK-së: Do ta respektojmë çdo rezultat të votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën