TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ku po hapen më së shumti biznese në Kosovë? Prishtina lë pas rajonet e tjera

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
​Ku po hapen më së shumti biznese në Kosovë? Prishtina lë pas rajonet e tjera

Prishtina vazhdon të prijë bindshëm në regjistrimin e ndërmarrjeve të reja në Kosovë, me 738 ndërmarrje të regjistruara gjatë muajit korrik, apo 46,6 për qind të totalit, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, numri i ndërmarrjeve të regjistruara në korrik të vitit 2026 është rritur për 45 për qind krahasuar me muajin paraprak, ndërsa krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, rritja është 20,4 për qind.

Sipas të dhënave, aktiviteti ekonomik me numrin më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë korrikut ishte tregtia me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimi i mjeteve motorike e motoçikletave, me 356 ndërmarrje, apo 22,5 për qind.

“Në Korrik 2026 krahasuar me muajin paraprak, kemi rritje për 45 % të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rritje për 20,4 % të ndërmarrjeve të regjistruara. Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 356 (22,5 %), prodhim me 166 (10,5 %), ndërtimtari me 159 (10,0 %), akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 147 (9,3 %), etj”, thuhet në komunikatën për media.

Sa i përket kategorisë së ndërmarrjeve, pjesa dërrmuese e bizneseve të regjistruara gjatë këtij muaji janë mikro ndërmarrje.

Ndërmarrje të mëdha, me 250 ose më shumë të punësuar, nuk janë regjistruar gjatë korrikut.

“Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 563 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 18 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) janë gjithsej 2 ndërmarrje. Kurse në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj”, thuhet mes tjerash nga ASK.

Pas Prishtinës renditet Rajoni i Prizrenit me169 ndërmarrje ose 10,7 për qind.

“Numri i ndërmarrjeve të regjistruara sipas shtrirjes gjeografike Shtrirja gjeografike e ndërmarrjeve të regjistruara në nivel rajoni është: Rajoni i Prishtinës prinë me 738 ndërmarrje të regjistruara (46,6 %), Rajoni i Prizrenit me 169 (10,7 %), Rajoni i Ferizajt me 156 (9,9 %), Rajoni i Pejës me 152 (9,6 %), Rajoni i Mitrovicës me 130 (8,2 %), Rajoni i Gjilanit me 122 (7,7 %), dhe Rajoni i Gjakovës me 116 (7,3 %)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Tags: ASKBiznesetnumri i ndermarrjeverajonetTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduken dy kompjuterë nga biblioteka e qytetit, drejtori komunal e raporton rastin në Polici

Zhduken dy kompjuterë nga biblioteka e qytetit, drejtori komunal e raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Protesta në Shqipëri vazhdon edhe sot, anulohet seanca e Kuvendit

Protesta në Shqipëri vazhdon edhe sot, anulohet seanca e Kuvendit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Policia kap në flagrancë të dyshuarit për shitje të narkotikëve në Ferizaj

Përleshje fizike mes burrit e gruas në Prishtinë

Përleshje fizike mes burrit e gruas në Prishtinë

Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për dhunim

51 policë të lënduar nga protesta në Shqipëri

51 policë të lënduar nga protesta në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën