TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetari i OEK-ut parashikon ulje të çmimeve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryetari i OEK-ut parashikon ulje të çmimeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se ka indikacione të mira nga tregu evropian, por edhe ai global, për stabilizimin e ekonomisë.

Mirëpo, sipas Rafunës çmimet nuk do të kthehen në nivelin të cilin ishin para pandemisë.

Teksa ka përmendur disa sfida aktuale të bizneseve kosovare, kryetari i OEK-ut ka treguar se, përkundër atyre sfidave, ka edhe rritje të pagave në sektorin privat.

“Ka qenë një periudhë sfiduese për bizneset. Pas pandemisë, pati një shpresë se do të hapej tregu, mirëpo nuk u arrit që zinxhiri i furnizimit të stabilizohej. Menjëherë pas kësaj pasoi lufta Ukrainë-Rusi, prapë u çrregullua tregu, inflacioni. Ishte edhe pasiguria rreth energjisë elektrike, se a do të ketë furnizim, a do të shtrenjtohet”.

Siç sqaroi Rafuna, rënia e çmimit të derivateve, çmimit të gazit dhe e shpenzimeve të transportit ndërkombëtar janë indikacione të mira për stabilizimin e çmimeve.

“Indikacionet që na vijnë prej tregut evropian, prej të cilit dihet se jemi së pari të varur e më pas edhe nga ai global, na tregojnë se inflacioni ka filluar pak të bie. Kur marrim parasysh se çmimi i derivateve ka rënë, çmimi i gazit po ashtu, shpenzimet e transportit ndërkombëtar janë ulur – këto janë indikacione të mira që do të kemi një stabilizim të çmimeve, një rënie të lehtë. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm që çmimet nuk do të kthehen në masën e para pandemisë”.

Ndërsa, rritjen e pagave të sektorit privat ai e ka mirëpritur edhe pse “nuk janë pagat më të mëdha të mundshme”.

“Jam shumë i lumtur që sektori privat ka lëvizur me pagat. Nuk janë pagat më të mëdha të mundshme. Varësisht mundësive, bizneset kanë lëvizur me një rritje të mirë të pagave. Këtë e them nga terreni që i vizitoj bizneset, nuk kam hasur në asnjë punëtor që është ankuar për pagën e vogël”./ EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën