TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetarët e tri komunave ankohen se janë diskriminuar nga ndarja buxhetore

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rishi Sunak favorit për t’u bërë kryeministër i Britanisë së Madhe

Buxheti i komunave për vitin 2024 do të jetë 742.3 milionë euro. Ndonëse u konsiderua më i madhi ndonjëherë nga Qeveria, krerët e komunave po thonë se janë diskriminuar, vetëm se nuk i përkasin partisë në pushtet.

Kryetarët e Prizrenit, Vushtrrisë e Vitisë thonë se buxheti është ndarë në mënyrë jo proporcionale dhe se projektet e dërguara në Qeveri nuk u janë marrë parasysh.

I pari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj u shpreh jo i kënaqur me ndarjen buxhetore për këtë komunë e cila njihet edhe si një prej qyteteve më të mëdha të Kosovës. Sipas tij, kjo ndarje ka treguar një qasje jo profesionale dhe diskriminuese nga ana e Qeverisë.

“Si Ferizaj, si Gjakova asnjë cent se kanë marrë e kjo mendoj se tregon mungesë morale po ashtu andaj shpresoj që mos të përsëritet. Ne po shohim që kjo është diskriminim për kryeqytetin historik si Prizreni e ky veprim do jetë i mbetur në histori si shembull i keq. Një marrëveshje e kemi nënshkruar me ministrinë e infrastrukturës e cila vlen për tu theksuar është marrëveshja për agjensionin zviceran për ndërtimin teleferik dhe dua të besoj se ajo do realizohet”.

Buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2024 do jetë 65 milionë e 201 mijë e 979 euro.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se Qeveria i ka favorizuar disa komuna. Tutje ai tha se përmes pesë deputetëve vushtrrias në Parlamentin e Kosovës do synohet që të amandamentohen projekte në vlerë prej 11 milionë euro.

“Tashmë po dihet se disa komuna janë favorizuar shumë e disa pak. Megjithatë unë do shkoj sipas projekteve përmes procedurës së bashkëfinancimit dhe shpresoj se edhe Vushtrria do jetë pjesë e këtyre projekteve”.

Ankesa për të njëjtin vendim ka edhe Sokol Haliti, kryetari i Komunës së Vitisë, i cili falënderoi qeverisjen e kaluar për gjendjen aktuale të komunës që drejton. Haliti i tha Ekonomia Online, tha se kanë reaguar ndaj ndarjes së këtij buxheti për disa arsye.

Sipas tij, Vitia ka bërë përpjekje që projektet të finalizohen, duke i falënderuar donatorët gjerman, zviceran, amerikan, e fondacionet tjera ndihmuese.

“Ne kemi reaguar institucionalisht sepse Vitia i ka 100 mijë banorë, ajo po ashtu shtrihet në magjistralen Viti-Gjilan- Ferizaj andaj lehtësisht mund të kthehet në një qendër që mund ta zhvilloj rajonin po shpresoj që nuk do të hasim në vesh të shurdhër e jo një komune diku buxhet 58.6% njërës, 82% tjetrës, ndërsa Vitisë 4 euro për kokë banori”, Haliti.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të komunës së Vitisë, buxheti komunal për vitin 2024 pritet të jetë 16 653.191 euro.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën