TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeqyteti i hap rrugë rikthimit të transportit publik

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur sot, votoi për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025. Me këtë vendim është hapur rruga për rikthimin e transportuesve publikë në Prishtinë, megjithatë të njëjtit thanë se do t’i vazhdojnë protestat, derisa mjetet të alokohen.

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
0 0
A A

Në orën 15:00 thirrën seancë të jashtëzakonshme.

Në rend dite në këtë mbledhje të së enjtes të Kuvendit Komunal të Prishtinës ishin dy pika: bartja e mjeteve vetanake nga viti 2024 në 2025 dhe miratimi i buxhetit për vitin 2026.

Votën e asamblistëve për këto dy çështje e kërkoi i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Në këtë situatë të ndjeshme financiare dhe institucionale, prioritet absolut janë nevojat e qytetarëve, asnjë kalkulim politik nuk guxon të vihet mbi nevojat e tyre. Fondet që po i trajtojmë sot do të shfrytëzohen menjëherë për funksionalizimin e ndërmarrjeve publike, për mbrojtjen e vendeve të punës, për pagat e punëtorëve dhe për shërbimet bazike të kryeqytetit”, tha Rama.

Më pas, pika e parë e mjeteve vetanake që kapin vlerën e 28 milionë eurove, u hodh në votim.

Nga 41 asamblistë sa ishin të pranishëm, 38 votuan pro, ndërsa një abstenoi.

Grupi i Partisë Demokratike të Kosovës votuan për, mirëpo kërkuan sqarime për destinimin e fondeve.

“Bartja buxhetore e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 mund të paraqesë zgjidhje të përkohshme, por është e domosdoshme të dihet nëse kjo bartje shërben si mundësi për t’i rikthyer shërbimet esenciale në kryeqytet, siç është transporti publik, shujtat e fëmijëve në shkolla, të paguajë borxhin për mbeturinat dhe të sigurojë pagat për punëtorët e ndërmarrjeve publike”, tha Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-së.

Ani pse votuan pro, nga Vetëvendosje akuzuan LDK-në për gjithë situatën e krijuar.

“Vetëm kur punëtorët e trafikut dolën në rrugë atëherë e kuptoj se bartja e mjeteve nuk bëhet në studio televizive por në kuvendin komunal. Kriza i duhet Përparim Ramës dhe LDK e përdori këtë strategji për fushatën lokale tash dëshiron ta përdor edhe për zgjedhjet lokale”, tha asamblesiti Gëzim Sveçla.

Votimit iu gëzua i pari i kryeqytetit.

“I falënderoj të gjithë asamblistët që votuan këtë bartje e cila do t’i ndihmoj kauzës sonë për të zhbllokuar proceset në kryeqytet. Uroj edhe një herë që edhe 35 milionë tjerë të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë”, ishte reagimi i Ramës.

Me këtë vendim është hapur rruga për rikthimin e transportuesve publikë në Prishtinë.

Mirëpo, ani pse të pranishëm në seancë ishin edhe sindikalistët, ata thanë se ky vendim nuk i tërhjek nga protesta.

Ai bëri të ditur se për shkak të festës së 28 nëntorit, nëse mjetet nuk alokohen, protestën do ta vazhdojnë të hënën.

Në anën tjetër, kryetari Rama tha se pret që të hyrat prej 28 milionë eurosh për vitin 2024 të bartën sot pas miratimit në Asamble.

Ndërkaq, miratimi i buxhetit të kryeqytetit për vitin 2026 është shtyrë për t’u votuar nga asambleistët e rinj të Kuvendit Komunal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Putin e quan vrasjen e Khameneit një “shkelje cinike të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”

Putin e quan vrasjen e Khameneit një “shkelje cinike të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”

Kallas e BE-së: Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit “moment përcaktues në historinë e Iranit”

Kallas e BE-së: Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit “moment përcaktues në historinë e Iranit”

Egjipti paralajmëron për kaos në Lindjen e Mesme pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit

Egjipti paralajmëron për kaos në Lindjen e Mesme pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran

Iran: Krijohet këshilli i përkohshëm për drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem

Iran: Krijohet këshilli i përkohshëm për drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën