TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeprokurori Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS, aksioni ka përfshirë gjithë territorin e Kosovës

by Tëvë1
9 muaj ago
2
A A
Kryeprokurori Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS, aksioni ka përfshirë gjithë territorin e Kosovës

Pas përfundimit të aksionit të gjerë policor kundër krimeve ekonomike, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje lidhur me hetimet dhe arrestimet e realizuara në kuadër të këtij operacioni.

Kryeziu bëri të ditur se aksionit i kanë paraprirë masa të veçanta hetimore dhe se hetimet kanë të bëjnë me dyshime për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

“Cak i hetimeve janë ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish-drejtori i departamentit të financave, të cilët, duke keqpërdorur autorizimet që u janë besuar, u kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes përfitime të mëdha financiare, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm BKS-së”, tha Kryeziu.

Sipas tij, të dyshuarit kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, të cilat janë përdorur si të mirëqena.

“Deri në këtë fazë të hetimeve kemi vlerësuar se Byrosë Kosovare të Sigurimeve i është shkaktuar dëm në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro”, theksoi kryeprokurori.

Ai bëri të ditur se janë identifikuar gjithsej 166 transaksione të dyshimta, prej të cilave 25 kanë të bëjnë me 12 persona me të cilët janë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore.

“Kinse për përfaqësim ligjor, këta persona janë kompensuar gjatë viteve 2022 dhe 2023, ndonëse ata kishin qenë të kompensuar më herët, në vitet 2016 dhe 2017. Po ashtu, janë realizuar edhe 141 transaksione të tjera ndaj personave të ndryshëm pa asnjë dokument mbështetës, me shuma që variojnë nga 6 mijë e 800 euro deri në 68 mijë euro”, sqaroi Kryeziu.

Në kuadër të aksionit të sotëm, sipas Kryeziut, kanë qenë cak 46 persona fizikë, ndërsa operacioni ka përfunduar me arrestimin e 39 personave, për të cilët Prokuroria ka nxjerrë vendim për ndalim.

Aksioni është shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Mitrovicën, Pejën, Klinën, Rahovecin, Obiliqin, Gjilanin, Ferizajn dhe Dragashin.

“Nuk ka pasur regjion në Republikën e Kosovës që nuk është përfshirë me bastisje, kontrolle dhe arrestime në kuadër të këtij aksioni”, tha ai.

Kryeprokurori bëri të ditur edhe pasuritë e sekuestruara gjatë operacionit.

“Janë sekuestruar 23 mijë e 700 euro para të gatshme, ari, aksesorë, orë dore, armë dhe pajisje elektronike. Gjithashtu, në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare, kemi arritur t’i bllokojmë mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 300 mijë e 886 euro”, deklaroi Kryeziu.

Tags: BKSpetrit kryeziuProkuroria Themelore në PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën