TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

nga tëvë1
1 Maj, 2024
0
A A
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, në një intervistë për Berliner Morgenpost (BM) tha se nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj anëtarësimit në NATO dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai, gjithashtu, akuzoi Rusinë se po mbjellë kaos në rajon dhe se i vjen keq për popullin rus.

Spajiq ka konfirmuar se Mali i Zi nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj NATO-s dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në pyetjen se a do të ishte ende në gjendje Serbia të pengonte Malin e Zi që të anëtarësohet në BE, Spajiq thote se Serbia është vendi fqinjë i tyre dhe një partner i rëndësishëm tregtar.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të mbajmë marrëdhënie të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona strategjike, rruga jonë evropiane, anëtarësimi në NATO dhe njohja e Kosovës. Ne do të ndihmojmë Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të afrohen me Evropën”, tha Spajiq.

Ndërsa i pyetur se çka mendon për Vladimir Putinin, ai tha se nuk se nuk e din se cila është strategjia ruse apo çfarë hapash do të ndërmarrin në vijim.

“Megjithatë, unë mendoj se Evropa është në gjendje ta trajtojë atë më mirë se kurrë më parë. Sinqerisht, na vjen keq për popullin e Rusisë. Mali i Zi nuk është armiqësor ndaj tyre – rreth 10,000 rusë jetojnë në vendin tonë, shumica e tyre ikën nga regjimi”, tha Spajiq për BM.

Spajiq, tutje, tha se në vendin e tij ka malazezë, serbë, kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë dhe se Rusia është e interesuar vetëm të shkaktojë kaos.

“Rusia ka ndërhyrë shpesh dhe është përpjekur të ndërhyjë në grupet tona etnike. Për të folur pastaj për “grupet etnike të kërcënuara” – kushdo qofshin ata. Modeli është kristal i qartë: Rusia është e interesuar vetëm të shkaktojë kaos”, tha, pos tjerash, Spajiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X