TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krizë për anesteziologë dhe infermierë

nga Besarta Mehmeti
26 Shtator, 2022
0
A A
Krizë për anesteziologë dhe infermierë

Kjo qendër ka mbi dyfish më pak anesteziologë se do të duhej të kishte, përkatësisht 48 – ndërsa, bazuar në nevojat dhe kërkesat, do të duhej të kishte 120.

Arsye për këtë gjendje është largimi i vazhdueshëm i stafit mjekësor nga ky institucion publik i shëndetësisë.

Myziene Kryeziu, anesteziologe, është prej atyre që kanë marrë një vendim të tillë këtë vit. Pas më shumë se 15 vjetësh punë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, Kryeziu është larguar këtë muaj, për të nisur punë në një klinikë private në Prishtinë.

“Nuk kam ikur për shkak të rrogës”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Aq jam lodhur e dërmuar, saqë nuk mundem më… Llogarite të kujdestarosh çdo të tretën ditë, 24 orë në punë”, thotë Kryeziu.

Në kushte normale, një anesteziolog do të kujdestaronte, mesatarisht, një herë në tetë ditë.

Kryeziu e përshkruan gjendjen në QKUK si “krizë”.

“Normalisht që është krizë kur për 700 operacione [në muaj] punojnë 48 anesteziologë”, thotë ajo.

“Jemi ankuar dhe kemi diskutuar në çdo mbledhje, por askush nuk është marrë me ne… Shteti nuk është lodhur me ne për asgjë, për asnjë stimulim”, thotë Kryeziu.

Paga bruto, apo e pataksuar, e një mjeku në Kosovë është 630 euro.

Dhjetë anesteziologë kanë ikur nga QKUK-ja këtë vit
Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova – vend me 1.7 milion banorë – në periudhën 2018-2021.

Pleurat Sejdiu, kryetar i kësaj ode, thotë se, deri më tash këtë vit, nga QKUK-ja dhe spitalet rajonale publike kanë dalë mbi 60 mjekë. Sipas tij, në nëntë muajt e parë të këtij viti, nga QKUK-ja janë larguar 10 anesteziologë.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Gazmend Spahija, thotë se mungesa e anesteziologëve e ka vështirësuar tej mase koordinimin me sallat e operacioneve.

“Jemi duke punuar me rastet urgjente, në mënyrë që pacientët të mos vuajnë… Këtë situatë e kemi lajmëruar shumë herët edhe në Ministri [të Shëndetësisë], edhe në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, por, fatkeqësisht, nuk ka anesteziologë që presin dhe që janë pa punë”, thotë Spahija për Radion Evropa e Lirë.

Dyzet e tetë anesteziologët në QKUK janë të angazhuar për kryerjen e operacioneve në mbi 30 salla të operacioneve, në qendrat intensive dhe në emergjencën e QKUK-së.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në mes të këtij muaji se, në mungesë të anesteziologëve, ndodh që pacientët të presin me muaj apo vite për operacion.
Spahija thotë se edhe anesteziologë të tjerë mund të largohen së shpejti.

“Cilido që merr ofertë, mund të joshet. Ata po shkojnë për disa arsye, këtu kemi pagën e ulët dhe kujdestari të shpeshta”, thotë Spahija.

Një mjeku i duhen pesë vjet për t’u specializuar në anesteziologji.

Vitin e ardhshëm, vetëm një do të jetë i gatshëm për të nisur punën, ndërsa të tjerët janë në vitin e dytë të specializimit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se “anesteziologjia do të jetë lëmi me prioritet në ndarjen e specializimeve të reja që janë duke u përgatitur”.

Kosova me mbi 500 infermierë më pak
Përveç mungesës së këtyre mjekëve specialistë, situatën në QKUK është duke e rënduar edhe numri në rënie i infermierëve.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë këtij viti, më shumë se 500 infermierë, nga sektori publik dhe ai privat, kanë kërkuar dokumente nga kjo odë për t’u larguar nga Kosova.

“Kushtet e punës, paga jo e dinjitetshme bëjnë që edhe ata që kanë punuar nga 20 e 30 vjet, të largohen”, thotë Rrustemaj.

Sipas tij, QKUK-ja funksionon me rreth 2.400 infermierë, ndërsa do të duhej të kishte mbi 3.000.

aga bazë e një infermieri në Kosovë është rreth 400 euro në muaj.

“Paga që marrim, është shaka”, thotë Muhameti, një infermier 25 vjeç, që ka lënë punën në QKUK dhe po përgatitet për t’u transferuar në Gjermani.

Paga e infermierit në Gjermani është rreth 2.400 euro në muaj, ndërsa e mjekut rreth 4.000. Gjermania është bërë destinacion për shumë mjekë dhe infermierë nga Kosova.

Këtë opsion thotë se është duke e menduar edhe Enlirat Duraku, infermier në QKUK dhe nënkryetar i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë.

“Që nga muaji mars kam nisur me planifikime, por jam duke e zvarritur këtë punë, sepse po mbaj shpresë se do të ndryshojnë gjërat”, thotë Duraku.

Një projektligj i ri për pagat, që parasheh rritje për punonjësit e sektorit publik, aktualisht është në procedurat e konsultimeve publike, që do të zgjasin deri më 6 tetor.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ky projektligj do të dalë në miratim së shpejti. Në rast se kalon, ai do të hyjë në fuqi tetë muaj pas miratimit.

Këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka formuar edhe Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Është thënë se përgjegjësitë e këtij komisioni do të përfshijnë zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Mospërshtatja e shpejtësisë dyshohet të jetë shkak i aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 19-vjeçares në vetaksidentin në Prizren

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Gjakovarja raporton vjedhjen e targave, rezulton kallëzim i rremë

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë vlerësohet nevojë e domosdoshme

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë vlerësohet nevojë e domosdoshme

Portugezët votojnë për herë të tretë në zgjedhjet e përgjithshme brenda tre vjetëve

Portugezët votojnë për herë të tretë në zgjedhjet e përgjithshme brenda tre vjetëve

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Liderë botërorë marrin pjesë në inaugurimin e Papës Leo XIV

Liderë botërorë marrin pjesë në inaugurimin e Papës Leo XIV

Rusia nis sulmin më të madh me dron ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës

Rusia nis sulmin më të madh me dron ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës

Ronaldo do të largohet nga Al-Nassr

Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet, së shpejti do të njoftoj për klubin e ri

Kevin De Bruyne njofton largimin nga Man City në fund të sezonit

Tri opsionet që i ka De Bruyne për të ardhmen e tij

Mospërshtatja e shpejtësisë dyshohet të jetë shkak i aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 19-vjeçares në vetaksidentin në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X