TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kriza energjetike, pjesë e diskutimeve të liderëve të BE-së në Pragë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kriza energjetike, pjesë e diskutimeve të liderëve të BE-së në Pragë

Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike janë rritur për shkak të kufizimeve të furnizimit me energji ruse për Evropën. Moska ka thënë se këto kufizime po bëhen në kundërpërgjigje të sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në BE ka mosmarrëveshje midis shteteve anëtare mbi mënyrën se si të trajtohet kriza e energjisë.

Disa shtete anëtare mbështesin kufizimin e çmimeve të gazit, ndërsa të tjerë, përfshirë Gjermaninë, paralajmërojnë për rreziqe.

Më 5 tetor, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian ‘është i gatshëm të diskutojë’ çmimin tavan në importet e gazit, për të shmangur rritjen e madhe të çmimeve të energjisë.

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet samitit përmes një video-lidhje nga Kievi, derisa BE-ja kërkon mënyra për të ruajtur mbështetjen e saj ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

Udhëheqësit e 44 shteteve evropiane morën pjesë në samitin inaugurues të Bashkësisë Politike Evropiane, që u mbajt më 6 tetor në Pragë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron – ideator i krijimit të platformës së Bashkësisë Politike Evropiane – tha se samiti tregon “unitetin” e kontinenti evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se kjo platformë ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Në këtë samit, ftesë nuk kanë marrë Rusia dhe Bjellorusia./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

Arrestohet ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta

Republikanët bllokojnë përpjekjen për të shkarkuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth

Republikanët bllokojnë përpjekjen për të shkarkuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

​Murati prezanton projektbuxhetin 2027, opozita kritikon planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale

​Murati prezanton projektbuxhetin 2027, opozita kritikon planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

“Kuqezinjtë” mbyllin përgatitjet në “Air Albania”

“Kuqezinjtë” mbyllin përgatitjet në “Air Albania”

Duka vlerëson Hysajn për 100 ndeshjet me fanellën kuqezi

Duka vlerëson Hysajn për 100 ndeshjet me fanellën kuqezi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën