TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kremtohet në Tiranë Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Kremtohet në Tiranë Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe u kremtua në një aktivitet kulturor të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Pjesëmarrësit vunë theksin te rëndësia që ka luajtur gjuha arabe si përcjellëse e mendimit kulturor dhe si një urë komunikimi mes popujve, duke nënvizuar se ajo nuk ka qenë kurrë thjesht shkronja të ngurta, por një mjet takimi dhe një zë njerëzor që kapërcen kufijtë.

Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, tha në fjalën e tij se këtë vit Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe ka si motiv “rrugëtimin inovativ drejt një të ardhmeje gjuhësore gjithëpërfshirëse”.

“Mbretëria e Arabisë Saudite i ka kushtuar gjuhës arabe një kujdes të veçantë, duke u nisur nga pozita e saj fetare dhe prania gjithnjë e në rritje në nivel global.

Në këtë kuadër janë ndërmarrë nisma të rëndësishme, mes të cilave Kompleksi Global i Mbretit Selman për Gjuhën Arabe, i cili punon për forcimin dhe përdorimin e gjuhës arabe, zhvillimin e saj, mbështetjen e kërkimit shkencor, si dhe zgjerimin e pranisë së saj në forumet ndërkombëtare, në përputhje me Vizionin e Mbretërisë 2030”, tha ai.

Ambasadori saudit theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë tashmë nuk janë vetëm në nivel politik dhe ekonomik, por edhe kulturor, për të cilat, sipas tij, ekziston krenari dhe përkushtim për t’i forcuar më tej.

Ai nënvizoi se gjuha dhe kultura janë themeli më i rëndësishëm i çdo partneriteti mes popujve, duke veçuar arritjet e përbashkëta në fushën e përkthimit kulturor, i cili përfaqëson një urë të gjallë mirëkuptimi dhe afrimi, si dhe hap horizonte të reja për njohjen e letërsisë saudite dhe pasurisë së përvojës së saj njerëzore.

Në emër të qeverisë shqiptare, aktivitetin e përshëndeti ministri i Bujqësisë, Andis Sallaj, i cili vlerësoi rolin që gjuha arabe ka luajtur si urë lidhëse mes kulturave dhe popujve.

Ai theksoi se gjuha arabe ka dhënë një kontribut të çmuar në shtrirjen e dijes dhe qytetërimit botëror, duke qenë gjuha e Kuranit Famëlartë, përmes së cilës janë përcjellë ndër shekuj mesazhe besimi dhe paqeje për miliona besimtarë.

Gjatë aktivitetit u vu në dukje gjithashtu fakti se gjatë dy viteve të fundit janë përkthyer për herë të parë tre romane nga gjuha arabe në gjuhën shqipe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën