Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka uruar 28 Nëntorin ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Në Facebook ai postoi një video të tij të shkëputur nga një intervistë televizive, ku flet se si e merr malli për ta.
“Në ditë të shënuara si kjo, malli dhe krenaria, të dyja, njëkohësisht, vetëm vijnë e shtohen për heronjtë tanë në Hagë. Urime 28 Nëntori Çlirimtarë”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.
“Ata janë shumë mirë, në një disponim të pabesueshëm përkundër faktit që janë prapa grilave. Janë njerëz me material tjetër të ndërtuar them unë, s’janë si na dhe kjo s’vlenë vetëm për ata dy vlenë edhe për Bacën Jakup e për Rexhën dhe të tjerët që janë aty me ta”, thotë ndër të tjera Krasniqi në videon e publikuar.