TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: LVV të ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit

by teve1
1 vit ago
0
A A
Krasniqi: LVV të ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se situata e krijuar është e paprecedent.

Ai theksoi se partia e tij nuk do ta mbështesë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentarit, por nuk bëri të ditur emrin e kandidatit që PDK do të mbështesë.

Krasniqi ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që  ta ndryshojë propozimin për kryetar të Parlamentit.

“Këta po e vazhdojnë bllokadën e krijimit të institucioneve. Në vend se të kërkonin një kandidat apo kandidate tjetër. Kandidatja e cila ka dështuar disa herë radhazi, e që do të dështonte edhe sot, e besoj edhe pasnesër, nuk mundet me qenë më e rëndësishme sesa krijimi i institucioneve, konsolidimi dhe materializimi i verdiktit dhe votës së qytetarit të datës 9 shkurt. Andaj, rrugëdalja është tashmë e qartë, LVV duhet të gjejë një kandidat apo kandidate tjetër, sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri për të marrë shumicën. Dhe besoj se nuk duhet ta lënë peng Kuvendin e Kosovës, por edhe Qeverinë e ardhshme për shkak të tekeve, qofshin ato edhe probleme të brendshme apo çka do tjetër. I ftoj qe ta ndërrojnë kandidaten sepse nuk kalon. I kanë edhe 47 të tjerë”, u shpreh Krasniqi.

Në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje politike, Krasniqi u shpreh se PDK nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për kryetarin e Kuvendit dhe se nuk ka ndërmend të bëjë një marrëveshje të tillë.

“S’ka marrëveshje politike për kryetar të Kuvendit, kryetarin e Kuvendit del e propozon, merr votat dhe ec përpara. Shumica parlamentare e sjell marrëveshjen, ne s’kemi marrëveshje këtu, as nuk do të bëjmë marrëveshje, në asnjë formë me LVV-në nuk mund të kemi marrëveshje. Nëse nuk janë në gjendje të krijojnë shumicën parlamentare, duhet të gjejmë opsione tjera, qofshin edhe zgjedhjet e reja”, ka shtuar Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren

Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Forcat izraelite bastisin një fshat në Sirinë jugore

Forcat izraelite avancojnë në Sirinë jugperëndimore

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren

Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Me 62 vota për është zgjedhur Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit

Me 62 vota për është zgjedhur Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit

Emilia Rexhepi zgjedhet nënkryetare e Kuvendit

Emilia Rexhepi zgjedhet nënkryetare e Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën