TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

by teve1
1 vit ago
36
A A
KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Besnik Buzhala, ka deklaruar se verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të merr më shumë kohë se zakonisht për shkak të pushimeve vjetore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ai ka shtuar se pas dorëzimit të listave përfundimtare të kandidatëve, Zyra e Sekretariatit është duke i përgatitur ato për procedurat e verifikimit.

Pasi që është pyetur nga një anëtar i KQZ-së se sa do të merr kohë, Buzhala është përgjigjur se do të vonohen.

“Zyra është duke përgatitur listën e cila do të ketë të gjitha informacionet. Verifikimi i kandidatëve do të merr kohë më shumë se zakonisht. Kjo pse pjesa më e madhe e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është në pushim. Numër më i madh i kandidatëve do të jenë që do të dërgohen për verifikim. Numri i kandidatëve dihet saktësisht, një subjekt i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës mund të mbërrijë rreth 800-850 kandidatë që mund të dërgohen për verifikim”, tha Buzhala.

Kujtojmë, KQZ sot mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të dytë me 9 subjekte politike, prej të cilave 4 iniciativa qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike është 66, prej të cilëve katër kandidatë për kryetar të komunave dhe 62 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Në mbledhjen e kaluar 12 gusht 2025, KQZ certifikoi grupin e parë prej 10 subjekteve politike dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur me gjithsej 64 kandidatë, 5 kandidatë për kryetar komune dhe 59 kandidatë për anëtarëtë kuvendeve komunale.

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara nga KQZ deri më 14 gusht 2025 është 19 subjekte politike, prej të cilave 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur, me gjithsej 130 kandidatë,9 kandidatë për kryetar komune dhe 121 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Share5Tweet3

Postime të ngjashme

OSBE: Kosova ka shënuar progres në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por sfidat mbeten

OSBE: Kosova ka shënuar progres në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por sfidat mbeten

​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

​Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

​Dita e Gruas Rurale, kërkohet më shumë mbështetje për gratë fermere

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën