TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KPK vendos në një mbledhje të jashtëzakonshme, shkarkohet Blerim Isufaj

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur pasdite, Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorit të prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn. Keqmenaxhimi, jokompetenca dhe dështimi në përmbushjen e detyrave janë arsyet që sipas KPK-së çuan në shkarkimin e Isufajt.

by Jona Kelmendi
1 muaj ago
1 0
A A

Blerim Isufaj nuk do të udhëheqë më me Prokurorinë Speciale.

Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosi të premten ta shkarkoj atë nga pozita e Kryeprokurorit të kësaj prokurorie.

Gjashtë anëtarë të KPK-së votuan pro shkarkimit, kurse një votoi kundër.

Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit, të mbajtur pasdite.

Mbledhja ishte e mbyllur për media, ndërkaq KPK njoftoi për shkarkimin përmes një komunikate.

KPK vlerëson se në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit të Prokurorisë  Speciale, janë evidentuar dhe konstatuar, ndër të tjera, këto rrethana:

– keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës;

– jokompetenca në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit;

– dështimi në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj për pozitën e Kryeprokurorit;

– mospërmbushja e standardeve të kërkuara të performancës, e konstatuar përmes vlerësimit të performancës të realizuar në pajtim me dispozitat ligjore dhe aktet përkatëse nënligjore.

Në njoftim theksohet se nga tash detyrën e Isufajt do ta ushtroj prokurori special, Dren Paca.

KPK gjithashtu ka theksuar se garanton se do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme, sipas tyre, për rikhtimin e efikasitetit dhe forcimit të kapaciteteve profesionale për përmirësimin e rezultateve të Prokurorisë Speciale.

Pas përfundimit të mbledhjes, anëtarët e KPK-së janë parë duke dal nga objekti, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka folur për mediat.

Blerim Isufaj në vitin 2023 ishte emëruar për të dytin mandat në krye të Prokurorisë Speciale.

Isufaj gjithashtu ishte propozuar nga përbërja e kaluar e KPK-së, si kryeprokuror i shtetit. Megjithatë, ai nuk u dekretua nga Presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani.

E një muaj më parë, Isufaj pati një përplasje verbale me kryesuesin e KPK-së, si dhe me disa anëtarë të tjerë, kur raportoi në lidhje me sistemin për menaxhimin e lëndëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën