TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova sot përfundon një tjetër cikël kualifikues

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rashica, Krasniqi dhe portieri Muric mungojnë sonte ndaj Zvicrës

Selektori i Kosovës, Primozh Gliha, nuk po mendon për të ardhmen e tij te “Dardanët”. Gjithë fokusin thotë se e ka te përballja me Përfaqësuesen e Bjellorusisë.

Por, nëse mbetet selektor i Kosovës edhe pas këtij cikli kualifikues, Gliha tha se nuk do të ndryshonte asgjë. Slloveni Gliha foli të hënën në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes me Bjellorusinë.

Dueli mes Kosovës dhe Bjellorusisë zhvillohet të martën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Është kjo ndeshja e fundit e ciklit eliminator të “Euro 2024”. Kosova nuk është kualifikuar në Evropian. Kosova renditet e katërta me 11 pikë në Grupin I. Ka dy pikë më shumë se Bjellorusia që zë vendin e parafundit, përkatësisht të pestë.

“Nuk e di dhe as që po mendoj për këtë, po mendoj për ndeshjen me Bjellorusinë, kaq. Nuk mendoj për këto gjëra sepse kemi ndeshje dhe gjithë fokusi im është në këtë ndeshje. Nuk do të ndryshoja asgjë, është e rëndësishme vetëm të zbatohen rregullat, pasi për mua luan gjithmonë më i miri dhe jo emrat. Ka rëndësi cilësia e futbollistëve dhe këtë e kemi dëshmuar”,

 “Në fakt asnjëherë nuk kam pasur dyshime për cilësinë e futbollistëve të Superligës, por është e qartë që ritmi i lojës nuk ka qenë i kënaqshëm në ligën tonë. Nuk është keq që kemi barazuar dy herë me Zvicrën, kemi mposhtur Izraelin e Andorrën, ndërsa më herët nuk kishte as fitore ndaj Andorrës. Kështu që kemi bërë mirë gjatë kësaj periudhe”.

Tekniku slloven ka thënë se nuk ka aspak presion por ka kënaqësi si selektor i Kosovës, pasi gjithmonë ndihet mirë duke e drejtuar ekipin. Ka thënë se asnjëherë nuk është ankuar kur ka pasur mungesa të rëndësishme, por gjithmonë është munduar të gjejë zgjidhje. Sipas tij, kombinimi i lojtarëve të vjetër me ata të rinjtë është shumë i mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Përkundër mungesave, Gliha tha se prej lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion pret të japin gjithçka nga vetja, pasi synimi është që ky cikël eliminator të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mendimin e njëjtë me selektorin Gliha e pati edhe mbrojtësi Fidan Aliti, i cili po ashtu u paraqit në konferencën për shtyp. Aliti insistoi se të gjithë janë të fokusuar te ndeshja me Bjellorusinë. Shtoi se për Kosovën është e rëndësishme është që ta mbyllë ciklin kualifikues në pozitën e katërt në tabelë.

Kosova të hënën paradite ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes eliminatore me Bjellorusinë. Stërvitja e mbajtur në kampin nacional të FFK-së në Hajvali nuk ka qenë aq e ngarkuar. Futbollistët kanë bërë kryesisht ushtrime të lehta dhe janë stërvitur me top.

Në ndeshjen e parë, të luajtur më 19 qershor në Budapest, Bjellorusia kishte fituar 2:1 ndaj Kosovës. Ajo humbje solli largimin e Alain Giresset. Mbetet të shihet nëse ndeshja e së martës me Bjellorusinë do të jetë e fundit për Glihan si selektor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

Angli – Argjentinë, sonte përcaktohet finalisti i dytë

Angli – Argjentinë, sonte përcaktohet finalisti i dytë

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Abdixhiku: Do të mbahet Kuvendi i LDK-së, nuk do të angazhohem më për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Do të mbahet Kuvendi i LDK-së, nuk do të angazhohem më për formimin e institucioneve

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Sherri nisi mes fëmijëve në “TikTok” – u vranë të rriturit – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim

Sherri nisi mes fëmijëve në “TikTok” – u vranë të rriturit – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Kryetari i Obiliqit intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

Kryetari i Obiliqit intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

Zejnullah Gashi nis zyrtarisht detyrën si kryeprokuror i shtetit, mban fjalim të shkurtë

Zejnullah Gashi nis zyrtarisht detyrën si kryeprokuror i shtetit, mban fjalim të shkurtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën