Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku do të përballet me Portugalinë.
Sfida ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë do të zhvillohet nga ora 17:30, në palestrën “Fassano Port Hall”.
Nga Federata e Hendbollit të Kosovës kanë vlerësuar se Kombëtaren e Kosovës e pret një përballje e vështirë, duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarit.
Megjithatë, kjo ndeshje shihet edhe si një mundësi e rëndësishme për hendbollistët e rinj të Kosovës, të cilët mund të fitojnë përvojë të çmuar në arenën ndërkombëtare.
Kosova synon të paraqitet denjësisht në këtë garë dhe të vazhdojë të marrë përvojë nga përballjet me përfaqësuese të nivelit të lartë.








