TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova ndër vendet më të sigurta, çfarë thonë qytetarët?

nga tëvë1
18 Nëntor, 2024
1
A A

Një raport i publikuar nga kompania amerikane Gallup, për siguri globale ka radhitur Kosovën të 12-tën sa i përket  kësaj fushe në mesin e 24 shteteve të botës.  Disa nga qytetarët i janë gëzuar kësaj ankete, por ka të tjerë që thonë se në këtë vit nuk ndihen aq të sigurt për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur së fundi  në vend. Ndërkaq, kriminologët përmendin si cenues të sigurisë qentë endacak

87% e qytetarëve janë ndier të sigurte kur kanë ecur natën rrugëve të Kosovës në vitin 2023.

Kjo u bë e ditur në një raport të kompanisë amerikane “Gallup” për siguri globale.

Në baza të të gjeturave Kosova është radhitur në vendin e 12-të sa i përket  aspektit të sigurisë në botë.

Rezultatet e anketës amerikane e kanë gëzuar Muhadin Haxhiun nga Prishtina.

“Njerëz që e njohin këtë lami edhe e kanë dhënë atë vlerësim sigurisht në bazë të analizave profesionale dhe janë ekspert të kësaj lamije nuk dyshoj në të. Për mua mjafton që ata që e kanë dhënë këtë vlerësim, unë përderisa e kem Amerikën këtu unë nuk tutna”, thotë ai.

Por qytetari  Gani Ademaj, thotë që kohëve të fundit nuk është ndier i sigurte.

Këtu rendit edhe ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në vend.

“Sipas ecurive që ne po dëgjojmë çdo mbrëmje në lajmet qendrore aspak nuk ndihesh i sigurt me dal për një diçka që e kënaq njeriun që e relakson njeriun, flas në aspektin e sigurisë së përgjithshme. Jemi dëshmitar të asaj se çka ndodhi në Klinë, vrasje sikur me qenë se di një anarki e pa kontrolluar”, shprehet ky qyetar.

Si cenim të sigurisë në vend, kriminologu, Armend Halimi i përmend edhe qentë endacak.

“Jemi dëshmitar ne vet për numrin e madh të krimeve, vrasjeve, grabitjeve, vjedhjeve ngacmime e kështu me radhë. Shtoi kësaj në qoftë se marrim për bazë çdo gjë që shqetëson qytetarët, qenët endacak po ashtu janë të cilët sjellin pasiguri te qytetarët jo vetëm natën por edhe në pikën e ditës”, thotë Halimi.

Tutje Halimi, thotë që një prej  faktorëve të cilët do të duhet të i jepnin një siguri Kosovës është edhe numri i mjaftueshëm i  Policisë në proporcion me numër të banorëve sipas një standardi evropian.

Megjithatë i gëzohet të gjeturave për nivelin e sigurisë në vitin 2023.

“Ne i gëzohemi çdo pasqyrimi të tillë që Kosovën e liston për pozitivitet. Ngase asgjë tjetër asnjë lami apo fushë nuk është më me rëndësi se sa siguria, qoftë edhe ekonomia sepse nuk do të kishte zhvillim ekonomik nuk do të kishte investime nga jashtë në qoftë se vendi karakterizohet me pasiguri”, thotë ai.

Ndërkohë në mesin e 24 shteteve që janë të sigurta i pari është renditur Kuvajti, pastaj Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia e shtete të tjera.

Kronika e realizuar nga Fëllënza Krasniqi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, KPK-ja dhe ZKPSH-ja i kërkojnë MPB-së të ndërmarrë masa

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Aksident mes dy automjeteve në Podujevë, lëndohet një person

IKD: Ngërçi në Kuvend rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura

IKD: Ngërçi në Kuvend rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura

Hasani: Kurti ia ka mbyllur derën PDK-së – kërkon votat tona, por jo marrëveshje

Hasani: Kurti ia ka mbyllur derën PDK-së – kërkon votat tona, por jo marrëveshje

“Modric i bashkohet Milanit në gusht” – Allegri konfirmon afrimin e madh

“Modric i bashkohet Milanit në gusht” – Allegri konfirmon afrimin e madh

Temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, KPK-ja dhe ZKPSH-ja i kërkojnë MPB-së të ndërmarrë masa

Tare konfirmon Jasharin te Milani

Tare konfirmon Jasharin te Milani

Zbulohet pse Interi do të veshë fanellën e tretë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së

Interi kërkon 20 milionë euro për Asllanin

Shtypja e administratës Trump ndaj aktivistëve pro-palestinezë përballet me gjyq federal

Shtypja e administratës Trump ndaj aktivistëve pro-palestinezë përballet me gjyq federal

Zekiqi rikthehet te Trepça

Zekiqi rikthehet te Trepça

Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të valës së të nxehtit mbi 40 gradë

Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të valës së të nxehtit mbi 40 gradë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X