TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova e Shqipëria finalizojnë kornizën rregullative për lansimin e bursës së energjisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kosova e Shqipëria finalizojnë kornizën rregullative për lansimin e bursës së energjisë

Në njoftimin nga ZRRE-ja, thuhet se zhvillimi i bursës së energjisë elektrike ALPEX-it do të krijojë treg të përbashkët të energjisë elektrike në Kosovë dhe Shqipëri, ku pjesëmarrësit e sektorit mund të blejnë dhe shesin energji me lehtësi.

“Bashkimi i tregut në mes të Shqipërisë dhe Kosovës është mënyra më efikase për të ndihmuar maksimizimin e shfrytëzimit të kapacitetit ndërkufitar të energjisë elektrike dhe të transmisionit me çmimin më të ulët të mundshëm. ALPEX-i do të ofrojë platformë transparente për tregtimin e energjisë, ngrit konkurrencën në nivel të çmimit me pakicë dhe krijojë sinjale të çmimit që do të nxisë investime të reja të sektorit privat. Madhësia e tregut të kombinuar të integruar po ashtu ofron hyrje më të lehtë të furnizuesve të rinj dhe kapacitet më të mirë absorbues të gjenerimit nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE)”, thuhet në njoftim.

Tutje Ymer Fejzullahu, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të ZRRE-së, ka theksuar se kjo platformë është një hap i madh përpara në krijimin e tregut rajonal të energjisë të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo platformë tregtimi është një hap i madh përpara në krijimin e tregut rajonal të energjisë të Ballkanit Perëndimor. Nga efikasiteti i saj do të përfitojnë përfundimisht konsumatorët e Kosovës dhe Shqipërisë por përfundimisht i tërë rajoni. Gjatë kohës me sfida të shtuara të energjisë, jemi të kënaqur me progresin që ALPEX-i ka bërë dhe falënderojmë homologët tanë nga Shqipëria për kontributin dhe mbështetjen e tyre, “ tha ai.

Teksa thuhet se lansimi i ALPEX-it, po ashtu do të kontribuojë në përpjekjet e BE-sw,për krijimin e tregut unik pan-europian një-ditë-para të energjisë elektrike për të plotësuar kërkesën dhe dorëzimin e furnizimit të energjisë në tregje në mënyrë efektive.

“Kjo mbledhje e përbashkët e dy rregullatorëve u dha mundësinë rregullatorëve, pjesëmarrësve të tregut të energjisë dhe akterëve qeveritarë që të diskutojnë përfitimet që do t’i sjellin procedurat e ALPEX-it për bursën e energjisë elektrike sa i përket kërkesave rregullative, dhe rolet që ushtrohen nga secili rregullator në lehtësimin e ALPEX-it dhe qëndrueshmërinë e tij.  Lansimi i ALPEX-it po ashtu do të kontribuojë në përpjekjet e Bashkimit Europian (BE) për krijimin e tregut unik pan-europian një-ditë-para të energjisë elektrike për të plotësuar kërkesën dhe dorëzimin e furnizimit të energjisë në tregje në mënyrë efektike. Përmes zhvillimit të tregut të integruar një-ditë-para në gjithë BE-në, vendet mund të blejnë apo shesin energji elektrike me “një klikim” pa marrë parasysh vendndodhjen gjeografike. Duke u bashkuar me BE-në, vendet jo-anëtare të BE-së po ashtu mund t’i bashkohen tregut të energjisë elektrike të BE-së dhe përfitojnë nga platforma tregtuese”, thuhet tutje./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime ekonomike pa mbulesë

Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime ekonomike pa mbulesë

​Hamza premton fond për të papunët, rritje 50 për qind të pagave e pensioneve

​Hamza premton fond për të papunët, rritje 50 për qind të pagave e pensioneve

Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në Fotografi: Xhamitë e shkatërruara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë

Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në Fotografi: Xhamitë e shkatërruara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë

Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë

Zelenskyy: Prodhimi i dronëve në rrezik pa marrëveshjen e aseteve të ngrira ruse

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Fermerët bllokojnë rrugët në Bruksel për shkak të marrëveshjes kontroverse me Amerikën e Jugut

Fermerët bllokojnë rrugët në Bruksel për shkak të marrëveshjes kontroverse me Amerikën e Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën