TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova e nis me fitore bindëse edicionin e ri në Ligën e Kombeve

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Kosova e nis me fitore bindëse edicionin e ri në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza e ka nisur me sukses edicionin e ri në Ligën e Kombeve. Në kuadër të Grupit 6 në Ligën C, Dardanet triumfuan si mysafire në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat bindës 4:0.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e përgjedhësit të ri, Sami Sermaxhaj. Vajzat tona e nisën fuqishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi qysh në minutën e 6-të, kur Kaltrina Biqkaj shënoi nga brendësia e zonës. Edhe pas golit, Kosova vazhdoi të dominojë dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale 1:0.

Në pjesën e dytë, Dardanet u shfaqën edhe më superiore. Pas vetëm katër minutash lojë, Kaltrina Biqkaj realizoi golin e dytë personal dhe të ekipit me një gjuajtje nga distanca, duke e çuar rezultatin në 2:0. Epërsia e Kosovës u thellua më tej, kur Gentiana Fetahaj shënoi në minutën e 65-të dhe vetëm dy minuta më vonë, Valentina Mehaj vulosi rezultatin përfundimtar 4:0.

Kjo fitore është një sinjal i fortë për ambiciet e Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve për rikthim në Ligën B. Ndeshjen e radhës, Dardanet do ta zhvillojnë më 25 shkurt kundër Letonisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 14:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën