TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin në siguri

by teve1
4 javë ago
1
A A
Kosova dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin në siguri

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësministri Enver Dugolli.

Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, veçanërisht bashkëpunimi ndërmjet ministrive të punëve të brendshme.

Palët kanë diskutuar për nevojën e adresimit të sfidave të përbashkëta, me fokus të veçantë në siguri dhe zbatimin e ligjit.

Dugolli ka prezantuar prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar angazhimin për krijimin e një klime më të sigurt dhe ruajtjen e Kosovës ndër vendet më të sigurta në Evropë dhe në botë.

Në takim është diskutuar edhe për marrëveshjet që lidhen me kalimet kufitare ndërmjet dy vendeve dhe lehtësirat për qytetarët, veçanërisht për banorët që jetojnë në zonat përgjatë kufirit.

Gjatë vizitës, Dugolli dhe Iseni kanë vizituar Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, ku janë informuar nga afër për procedurat e menaxhimit të kufijve të Kosovës, me theks të veçantë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Ata kanë vizituar edhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku janë njohur me programet e trajnimit për zyrtarët policorë, zyrtarët korrektues, doganierët dhe zjarrfikësit.

Në Akademi, dy zëvendësministrat kanë takuar edhe kadetët Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymberi, djemtë e heronjve të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi.

Sipas njoftimit, ata pas përfundimit të akademisë do të vazhdojnë rrugën e prindërve të tyre në shërbim të sigurisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Në kuadër të vizitës është vizituar edhe Agjencia për Regjistrimin Civil, ku delegacionet janë njoftuar për shërbimet që ofrohen për qytetarët, përpjekjet për përmirësimin e cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimeve, si dhe procesin e digjitalizimit.

Në përfundim të vizitës, Astrit Iseni ka falënderuar për mikpritjen dhe ka theksuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për avancimin e agjendave të përbashkëta në funksion të stabilitetit dhe sigurisë.

Iseni ka vënë theksin edhe te bashkëpunimi në luftën kundër grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit institucional dhe luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Termokos: Përgatitjet për sezonin ngrohës 2026/2027 drejt finalizimit

Termokos: Përgatitjet për sezonin ngrohës 2026/2027 drejt finalizimit

Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e Kosovës si shtet kandidat në BE

Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e Kosovës si shtet kandidat në BE

Në prag të festës së Fitër Bajramit, myftiu Tërnava sot do të mbajë konferencë për media

Myftiu Tërnava dënon sulmin ndaj Medinës, shpreh solidaritet me Arabinë Saudite

Ministria e Drejtësisë avancon administrimin dhe arkivimin e dokumenteve institucionale

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Kurti dhe Hamza takohen sot pasdite

Kurti dhe Hamza takohen sot pasdite

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën