Kosova dhe Izraeli kanë barazuar 0:0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve, të zhvilluar në lokacion neutral.
Dardanët patën më shumë posedim, me 55 për qind, dhe regjistruan 18 goditje gjatë ndeshjes, por vetëm tri prej tyre shkuan në kuadrat.
Edhe Izraeli pati tri goditje në portë dhe krijoi tri raste të mëdha, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjejë golin.
Në pjesën e dytë, për Kosovën u aktivizuan ndër të tjerë Valon Hodza, Leon Avdullahu, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova, por ndryshimet nuk sollën golin e shumëkërkuar.
Me këtë barazim, Kosova merr një pikë në një ndeshje ku pati më shumë posedim dhe goditje, por mungoi konkretizimi në fazën ofensive.




