TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kos bën thirrje për institucione të qëndrueshme, që Kosova të ecë përpara drejt BE-së

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të tejkalojë krizën politike dhe të formojë sa më shpejt institucionet e reja, duke theksuar se vetëm përmes reformave dhe dialogut konstruktiv mund të hapet rruga drejt anëtarësimit në BE. Në vizitën e parë zyrtare në Prishtinë, komisionerja për zgjerim Marta Kos kërkoi unitet politik dhe përmbushje të obligimeve, ndërsa paralajmëroi se vonesat po e ngadalësojnë procesin e integrimit evropian.

by Driton Sadiku
2 muaj ago
1 0
A A

Situata politike në vend po e lë Kosovën mbrapa në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ky qe mesazhi që të premten dha komisonerja për zgjerim e BE-së,  Marta Kos.

Në vizitën e parë zyrtare që kur mori detyrën, Kos kërkoi nga akterët politik që t’i lënë anash inatet,  e vendi të ketë institucione të qëndrueshme.

“Është e rëndësishme që pasi të bëhet Kuvendi i ri, liderët politikë në Kosovë të bashkohen dhe t’i themelojnë të gjitha institucionet, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri përmes kompromisit dhe t’i japin fund këtij ngërçi të gjatë institucional. Kosova ka një perspektivë të madhe evropiane. Dhe për mua personalisht, unë jam e etur për ta rritur intensitetin e punës me Kosovën pasi të jenë formuar institucionet e reja”, deklaroi Kos.

Përballë kërkesave të Brukselit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Kosova ka bërë mjaftueshëm për ta merituar avancimin në procesin integrues.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të reflektojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për Bashkimin Evropian për anëtarësim në BE qëndron vazhdimisht rreth 90% në vendin tonë dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate”, deklaroi Kurti.

Kos, ia bëri me dije Kurtit se Kosova duhet të angazhohet në përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE.

“Duke parë nga e ardhmja, avancimi i aspiratave të Kosovës për BE kërkon gjithashtu angazhim konstruktiv në dialogun me Serbinë. Kjo përfshin nevojën për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që lidhen me institucionet e drejtuara nga Serbia në mënyrë gjithëpërfshirëse, në konsultim me komunitetin serb në Kosovë dhe në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Sa më e suksesshme të jetë Kosova në realizimin e reformave, sa më e suksesshme të jetë në dialogun rajonal, aq më të mëdha janë gjasat që ne të mund t’i fillojmë negociatat, negociatat e vërteta”.

Por bashkëpunimi rajonal me një fqinj si Serbia, sipas kryeministrit Kurti, s’është edhe aq i lehtë.

“E kemi një fqinj agresor e agresiv që të sulmon në vend se të bashkëpunoj, kjo është sfidë si për sigurinë po aq edhe për bashkëpunimin rajonal”.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova përfiton fonde të rëndësishme.

Por, përfitimi i tyre mbetet i kushtëzuar me realizimin e reformave brenda afateve të përcaktuara.

Një pjesë e këtyre reformave duhet të përmbushet deri më 30 qershor, teksa mungesa e institucioneve funksionale po shihet si rrezik real që Kosova të humbasë një pjesë të mjeteve financiare.

Në vizitën e parë zyrtare në Kosovë, Diplomatja Sllovene Marta Kos, takoi edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

Humb jetën një person në një vetaksident me traktor në Greminik të Klinës

Mulolli: Qasja e Ardian Gjinit ndaj ftesës së Kurtit ishte e mençur dhe taktike

Mulolli: Qasja e Ardian Gjinit ndaj ftesës së Kurtit ishte e mençur dhe taktike

Thaçi: LDK po përballet me krizë të brendshme, koalicioni me LVV-në vështirë të realizohet

Hetemi dhe ambasadori i Shqipërisë flasin për bashkëpunim

Hetemi dhe ambasadori i Shqipërisë flasin për bashkëpunim

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

Trump: Ngushtica e Hormuzit e hapur për të gjithë, përveç Iranit

​“Spastruesja etnike” e Kosovës, Paunoviq nuk bëhet pishman, mbron SPS-në dhe Millosheviqin

​“Spastruesja etnike” e Kosovës, Paunoviq nuk bëhet pishman, mbron SPS-në dhe Millosheviqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën