TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit

Nëse bashkësia ndërkombëtare thotë se Vuçiqi nuk e di se ku janë të zhdukurit, është duke bërë hajgare, sepse Vuçiq i di ku janë. Presidentit të Serbisë duhet t’i ngritet aktakuzë sikurse Putinit.

Duke fshehur krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq meriton të ndiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sikurse që po i bëhet aktualisht presidentit rus, Vladimir Putin, thotë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai, në emisionin ResPublika në Tëvë1, tha se kur flitet për fshehjen e krimeve, siç është rasti me mos-zbardhjen e fatit të personave të zhdukur apo të rrëmbyer me dhunë gjatë luftës, Vuçiq dhe regjimi serb po bëjnë krim të rëndë kundër njerëzimit.

“Serbia ka pasur nevojë për një protektorat ndërkombëtar për shkak të krimeve të luftës”, thotë Konjufca, duke iu referuar zhvillimeve të përgjakshme në Kosovë gjatë viteve ‘99 – 2000, por edhe atyre në Bosnje gjatë viteve të ’90-ta.

Ai thotë se Vuçiq dhe shteti serb, e dinë fort mirë se ku janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë e rrëmbyer me forcë gjatë luftës.

Çështja e të pagjeturve apo zhdukurve të luftës, është një nga pikat urgjente në kuadër të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë, e përcaktuar edhe me aneksin e veprimit të miratuar në Ohër.

Serbia, kishte provuar që t’i ikë kësaj pike, por pas katër tentimeve, ajo është futur si çështje urgjente.

“Personat i kanë rrëmbyer me dhunë, i kanë zhdukë, nuk dihet as për fatin e as për trupat e tyre. Për këto se ku janë ata, unë mendoj që nuk ka shaka dhe se për Zotin bashkësia ndërkombëtare bën hajgare nëse thotë se Vuçiqi nuk e din”, thotë Konjufca.

“Ai e din, por mund të thuhet se Vuçiqi nuk po don me tregu”, nënvizon ai.

Konjufca rikujton edhe veprimin e trishtë të autoriteteve serbe kur kishin vendosur që të ndërtonin poligonin në Batajnicë mbi eshtrat e shqiptarëve të vrarë, krim ky që ishte zbuluar më pas.

“Vuçiqi që ka qenë pjesë e pushtetit të Millosheviqit e që e din ku janë të pagjeturit”, thekson Konjufca, duke ftuar edhe Hagën që të merret me këtë çështje.

Marrë parasysh të gjitha këto veprime, Konjufca thotë se kushtet ekzistojnë që edhe Vuçiqit t’i ngritet një ndjekje penale ndërkombëtare sikurse Putinit. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i

SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje nukleare

SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje nukleare

Pritje deri në 40 minuta në hyrje te Dheu i Bardhë, fluksi i ardhjes së mërgimtarëve po shtohet

Pikat kufitare në Kosovë, pa ngarkesa të mëdha

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën