TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca thotë se Kosova i kishte vetëm dy rrugë në negociata

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca thotë se Kosova i kishte vetëm dy rrugë në negociata

Kosova mund të ndiqte dy rrugë në negociatat me Serbinë, thotë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në një transmetim special të emisionit ResPublika në Tëvë1, Konjufca tha se Kosova mund të vendoste që të refuzonte çdo gjë në negociata dhe të konfrontohej me SHBA-në e BE-në apo të ndiqte rrugën e përmirësimit për aq sa krijohej mundësia, të marrëveshjeve paraprake nga viti 2013 e këndej.

“Me këtë marrëveshje do të krijohet një mekanizëm i vet-menaxhimit të interesave të serbëve”, thotë Konjufca. Për të arritur deri te ky qëllim ai thotë se Kosova është dashtë të manovrojë për aq sa kishte hapësirë.

“Hapësira nuk është bash e favorshme për neve dhe nuk është e favorshme për ata që e kanë votuar marrëveshjen e vitit 2013, e cila na ka mbet neve si Kosovë”, nënvizon ai.

“Tash janë dy alternativa. Kosova është para dy rrugëve, ose të ndjek një rrugë ku do të mohojë gjithçka, thua krejt çka u arrit dhe të vijmë në pikën zero, duke trumbetuar se unë jam i forti e që nuk e pyet as Amerikën e as Evropën”, thekson Konjufca.

Kurse rruga e dytë, sipas tij, ishte që në dialog të tentohej të përmirësohej krejt ajo çka është arritur deri më tani nga qeveritë e kaluara.

“Kjo rruga tjetër është me mujt me përmirësu, me mujt me përmirësu pa mohu apsolutisht, pa u bë mohues absolutist dhe se ne i kemi matur këto dy rrugë dhe nuk është se ne nuk kemi menduar gjatë për të dyja”, thotë ai.

Rruga e parë, thekson kryekuvendari Konjufca, është rruga e shteteve shumë të fuqishme të botës, që dalin prej marrëveshjeve apo lidhin marrëveshje ashtu si duan ato, fuqi këtë që Kosova nuk e posedon.

Duke pas si mundësi rrugën “A” dhe atë “B”, Konjufca i jep përparësi rrugës “B”.

“Ma racionale është kjo rruga “B”, pra që të manovrojmë për me mbrojt interesin e Kosovës maksimalisht, duke mos i mohu të gjitha, duke mos e bërë restart kompjuterin prej zeros… sepse ashtu qysh janë parashikimet tona, do të hynim në një konflikt shumë të madh me faktor të rëndësishëm ndërkombëtarë, me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian e kështu me radhë”, deklaron Konjufca.

Ai flet edhe për atë se mbi cilat korniza mund të manovrojë Kosova tani kur ka edhe një marrëveshje dhe aneks zbatimi.

“Pika e parë është marrëveshja e 2013-s, ajo konsiderohet e ligjshme prej bashkësisë ndërkombëtare dhe ajo na thonë që është obligative. tash Kuvendi nuk e ka rrëzuar, ajo është aty, bashkësia ndërkombëtare thotë është obligative. Pika 2, hapi i dytë që është bërë për me sekuencu këtë edhe për me ia dhanë bile edhe një aspekt konkret asociacionit ka qenë marrëveshja e vitit 2015”, thotë Konjufca.

Por, në këtë pikë, ai e lavdëron ish-presidenten Atifete Jahijaga, e cila e kishte dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Bravo i qoftë Jahjagës për këtë veprim, e ka pas qu në Gjykatë Kushtetuese edhe pse ndoshta aranzhmanet nuk kanë qenë që ajo me dergu në Kushtetuese, por ajo e ka vlerësu si gardiane e kushtetutshmërisë”, thekson ai, duke besuar se me këtë veprim, Kushtetuesja edhe e ka rrëzuar marrëveshjen e vitit 2015.

Marrëveshja e vitit 2013, sipas tij, i ka vetëm disa parime të përgjithshme, për të cilat thekson se nuk është pajtuar as kur është arritur dhe nuk pajtohet as sot se është në të mirën e Kosovës. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën