tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Konjufca: Roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë – Serbi jashtëzakonisht i rëndësishëm

tëvë1 nga tëvë1
11/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se roli i Gjermanisë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi është shumë i rëndësishëm.

Ai ka vlerësuar kontributin e këtij shteti që ka dhënë deri më tash në këtë proces, duke kërkuar që  angazhimi i Gjermanisë të vazhdojë.

Konjufca këto qëndrime i ka dhënë gjatë takimit që ka zhvilluar me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, i cili shoqërohej nga zv.ambasadori gjerman në Kosovë, z. Mathias Conrad, nga Dr Ursula Bell dhe Sebastian Leuschner.

“Gjermania ka qenë shumë e angazhuar edhe sa i përket dialogut për normalizim mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Duke marrë parasysh rolin e Gjermanisë brenda BE-së, i kërkova z.Roth që angazhimi gjerman të vijojë dhe se ne e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishëm, për një proces parimor, efikas dhe të balancuar”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai tha se në takim u diskutua edhe për raportet ndërmjet dy vendeve , të cilat kryeparlamnetari i vlerëso si të shkëlqyera.

“Kontributi i shtetit gjerman është i pazëvendësueshëm, si në të shkuarën edhe sot, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje z.Roth dhe ne synojmë që raportet e shkëlqyera t’i mirëmbajmë dhe t’i zhvillojmë me bashkëpunimin  në të gjitha sferat”, ka shkruar ndër të tera Konjufca.

Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./teve1.info/

 

 

Tags: dialoguGjermaniaKonjufcaMichael Roth

Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

23/09/2023

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.