TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Komunat kërkojnë ndihmë për “Kontratat Kolektive”

nga Lindrit Zejnullahu
8 Tetor, 2024
0
A A
Komunat kërkojnë ndihmë për “Kontratat Kolektive”

Kryetarët e komunave sot kanë pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Financave, Hekurat Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Në këtë takim pati debat për kontratën kolektive, ku Komunat kërkuan rimbursim nga Qeveria për këtë. Mirëpo ministri Murati tha se kjo nuk është e mundur, derisa shtoi se është bërë zgjidhje për mësimdhënësit e Komunës së Vitisë. E kryetari i kësaj komune shprehet se duhet një zgjidhje afatgjate nga Qeveria.

Kontrakta kolektive shkaktoi debat të martën mes ministrit të Financave, Hekuran Murati e kryetarëve të Komunave.

Agim Aliu, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës tha se nga kjo po sfidohen çdo ditë të punës së tyre, me jostabilitet financiar, pamjaftueshmëri buxhetore, pengesa e bllokada sistematike.

Ai kërkoi nga ekzekutivi që të bëjë rimbursimin e tyre për shkak se Komunave u janë marrë afro 115 milionë euro si pasojë e obligimeve financiare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës të rimbursoj mjetet e shpenzuara deri më tani nga komunat për obligimet financare që rrjedhin nga kontratat kolektive. Të mos lejohet bllokimi i xhirollogarive të komunave për arsye të përmbarimeve si rrjedhojë e obligimeve të kontratave kolektive”, tha Aliu.

E ministri i Financave, Hekuran Murati tha se një kërkesë e tillë nuk mund të realizohet nga Qeveria për shkak se nuk ka mjete buxhetore.

Derisa shtoi se për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e Vitisë, është gjetur një zgjidhje afatshkurtër për këtë muaj.

“Sa i përket muajve të ardhshëm duhet të shohim pra se cilat janë mundësitë dhe kapacitetet në mënyrë që edhe ne t’iu asistojmë si Ministri e Financave kudo që ka nevojë, sa i përket gjetjes së mënyrës së rialokimit të mjeteve brenda për brenda kufijve buxhetorë që keni në mënyrë që të mos hasim në pengesa apo në raste të mos mundësisë së ekzekutimit të pagave”, tha Murati.

Por një zgjidhje e tillë, kryetari i kësaj Komune thotë se vetëm sa ka shkaktuar dëme tashmë të mëdha financiare.

“Kemi provu me gjetë zgjidhje që bile për këtë muaj pagat e sektorit të arsimit me u pagu si fleksibilitet edhe nevojë natyrisht për shkak se janë qytetarë të Komunës sonë dhe janë një obligim. Përndryshe nuk është zgjidhje kjo absolutisht, as nuk është zgjidhje afatshkurtër as afatgjatë, zgjidhja afatgjate është rimbursimi dhe marrja e përgjegjësive të atij që ka nënshkruar që i bie Qeverisë”, tha kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

As të martën e 8 tetorit, rreth 800 mësimdhënësve të Komunës së Vitisë nuk u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

“Info Nata”- 30.06.2025

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X